E bujshme nga Brazili, Neymar mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli: Është i zhgënjyer, nuk po vlerësohet kontributi i tij

9 Korrik 2026, 12:15Sport TEMA
E bujshme nga Brazili, Neymar mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli:

Ylli brazilian Neymar po mendon seriozisht t’i japë fund karrierës së tij si futbollist, pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës.

Sipas raportimeve të mediave braziliane, sulmuesi i Santos do të marrë pak kohë për të reflektuar përpara se të marrë vendimin përfundimtar.

34-vjeçari pati një rol të kufizuar në turneun e zhvilluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë, duke luajtur më pak se 45 minuta në total. Ai ishte përfshirë në skuadrën e trajnerit Carlo Ancelotti, një vendim që u shoqërua me shumë polemika.

Pas humbjes ndaj Norvegjisë në fazën e 1/8-ave, Neymar njoftoi tërheqjen e menjëhershme nga kombëtarja braziliane. Tashmë ai ndodhet në Shtetet e Bashkuara me familjen e tij dhe nuk ka caktuar ende një datë për rikthimin në fushë.

Sipas burimeve pranë lojtarit, Neymar ndihet i zhgënjyer për mungesën e vlerësimit ndaj kontributit të tij për Brazilin dhe është lodhur nga presioni i vazhdueshëm që shoqëron futbollin.

Sulmuesi është golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit me 80 gola, duke kaluar legjendën Pele në vitin 2023. Megjithatë, pavarësisht paraqitjeve të mira individuale në Kupat e Botës, ai nuk arriti kurrë ta udhëhiqte “Seleçaon” drejt trofeut.

Në Botërorin e vitit 2014 ai u detyrua të largohej për shkak të një dëmtimi, ndërsa Brazili pësoi humbjen historike 7-1 ndaj Gjermanisë në gjysmëfinale. Në vitin 2018 u eliminua nga Belgjika, ndërsa në Katar 2022 goli i tij spektakolar ndaj Kroacisë nuk mjaftoi për të shmangur eliminimin me penallti.

Edhe në ndeshjen ndaj Norvegjisë, Neymar realizoi një gol nga pika e bardhë, por vetëm për të zbutur humbjen. Pas vërshëllimës së fundit ai u pa duke qarë, ndërsa më vonë deklaroi: “U përpoqa. U përpoqa. Gjithçka nisi këtu, në MetLife Stadium, dhe përfundoi po këtu. Tani gjithçka ka marrë fund.”

 

3 Komente

  1. B
    Bake

    Neymar lojtari me kot ne historine e boteroreve..... Ti as me Ishujt Faroe nuk duhet te kishe vend ne formacion

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muci, diplomat karriere dhe prozator i afirmuar

      ike or bythzi, ti je turpi i futbollit, perfito nga kjo bote e shthurur ku legene si puna jote marrin rroga sac jane buxhetet e shteteve afrikane, ju jeni llumi i njerezimit

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nejpordha

        Lojtari me debil qe ka nxjere Brazili …ne vend te merte topin dhe ta conte ne qender te fitonte edhe pak sekonda ndoshta behej nje permbysje , ndoshta them ….filloj bla bla bla me portierin norvegjez duke i thene qe : penalltine time nuk ke per ta kapur kurre edhe sikur ta godas 100 here …Kerleto beri shum gabim te madh qe mblodhi ne kombetare kete klloun qe kudo qe shkoj solli probleme ….

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje