SHBA – Për disa ditë u duk sikur në Kupën e Botës nuk mjaftonin arbitrat, VAR-i dhe rregullorja. Duhej edhe telefoni i Presidentit.
Donald Trump pranoi publikisht se kishte telefonuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për të kërkuar rishikimin e kartonit të kuq të sulmuesit amerikan Folarin Balogun. Vendimi u rishikua, pezullimi u anulua dhe lojtari zbriti në fushë kundër Belgjikës, në një ndërhyrje që shkaktoi polemika të mëdha mbi pavarësinë e FIFA-s.
Por aty përfundoi edhe efekti i telefonatës.
Belgjika mposhti bindshëm Shtetet e Bashkuara me rezultatin 4-1, duke i dhënë fund ëndrrës amerikane për të vazhduar rrugëtimin në Botëror. Balogun luajti, por as ai dhe as ndërhyrja që i hapi rrugën nuk mundën të ndryshonin fatin e ndeshjes.
Në vend që të shuante debatin, humbja e thellë ndezi një tjetër valë reagimesh në rrjetet sociale, këtë herë të mbushura me ironi.
“SHBA mund ta fitojë ende Kupën e Botës nëse Donald Trump ka guximin”, shkroi një përdorues në platformën X.
Një tjetër ironizoi: “A do ta telefonojë sërish Infantinon për t’i kërkuar të anulojë fitoren e Belgjikës?”
Nuk munguan as komentet: “Përmbyseni rezultatin, ju lutem Donald Trump” apo “Trump është në telefon tani duke kërkuar që rezultati të ndryshohet”.
Në fakt, ironia nuk kishte në shënjestër vetëm eliminimin e SHBA-së, por edhe precedentin që u krijua pak ditë më parë. Për shumë tifozë dhe analistë, fakti që vetë Presidenti amerikan ndërhyri për çështjen Balogun dhe më pas FIFA ndryshoi vendimin, krijoi përshtypjen se edhe futbolli mund t’u nënshtrohej telefonatave politike.
Por Belgjika tregoi se ka një kufi që nuk e kalon as politika.
Në fushë nuk vendosi telefoni, por katër golat. Charles De Ketelaere realizoi dy herë, ndërsa Hans Vanaken dhe Romelu Lukaku vulosën suksesin belg. Goli i Malik Tillman shërbeu vetëm për të zbutur përkohësisht rezultatin.
Në fund, rrjetet sociale dhanë verdiktin e tyre me humor: nëse një telefonatë mjaftoi për të rikthyer një lojtar në fushë, nuk mjaftoi për të përmbysur një humbje 4-1.
Dhe ndoshta ky ishte lajmi më i mirë për futbollin: ka ende ndeshje që nuk fitohen me ndikim politik, por me atë që ndodh në fushë.
HAHAHAHAHAHHAHAHAH o pika ne bythe Ameriqes. Bene me hile dhe prape u zgerlaqen 4 me 1 nga Belgjika e vogel. Hani mut mire tani.
I rruhet cari Trumpit se ça thone ca tifoze te pjerdhur nga trute.
Nuk duhet ta kthejë kombëtaren amerikane ne Botëror. Duhet ta konfiskojë Kupën e Botës dhe ta mbajë për vete. Askush nuk e meriton më shumë se Aj, atë Kupë.
Nqs ekipi Amerikan do te bente kete ndeshje me ndonje ekip te kooperativave bujqesore te kohes se xhaxhit do kishte ngrene jo 4 gola, por 14. Ekip qe nuk dinte se çfare ishte topi, s'kisha pare ndonjehere.
Me ate ekip muti, nuk mund dot as Bulqizen. Nuk i shpeton dot plaku mafioz palluqe as me 1000 telefonata.
Meqe u be deti kos, ti thote dhe palloshi jone dhendurit te Trapit qe do te zaptoje ishull ketu, te na beje nje telefonate tek tullaci i FIFA-s dhe te na fuse Shqypnine direkt ne cerek finale.
Bejini nje kupe fallco te shkretit ta mbaje tek koka e krevatit dhe thojini fifa ka 2 kupa.
Imagjinoni që vërtet USA të shkojë në finale me telefonata. Humbja finale to jetë 15:0.
I bëj thirrje FSHFsë që të kërkojë një ndeshje miqësore midis Shqipërisë dhe USAsë. Mbase do jetë një start I duhur për të dyja ekipet për botërorin tjetër....