Në pritje të certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve/ Gjykata Supreme në Kosovë, edhe dy ditë kohë

7 Korrik 2026, 18:20Rajoni TEMA
Në pritje të certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve/

Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Kosovë nuk është certifikuar ende.

Gjykata Supreme ka edhe dy ditë afat ligjor për të vendosur lidhur me pesë ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatët që kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Nga kjo gjykatë kanë bërë të ditur se ankesat janë ende në shqyrtim dhe se vendimet do të merren brenda afatit të parashikuar nga ligji.

Në pritje të këtyre vendimeve është edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se nëse vendimet e Gjykatës Supreme nuk përmbajnë obligime për KQZ-në, atëherë institucioni do të procedojë menjëherë me certifikimin e rezultateve përfundimtare.

Në të kundërtën, fillimisht do të zbatohen obligimet e përcaktuara nga Gjykata, e më pas do të bëhet certifikimi.

Aktualisht, në Gjykatën Supreme janë në shqyrtim ankesat e Listës Serbe, Partisë së Re Demokratike si dhe të dy kandidatëve të PDK-së për deputetë, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu.

Seanca e parë konsitutuive duhet të mbahet 30 ditë nga certifikimi i rezultatit.

Lini një Përgjigje

Blog Tema