Ministri serb në funeralin e Khameneit, opozita pyet Vuçiçin: A e njoftuat SHBA-në?

5 Korrik 2026, 14:20Rajoni TEMA
Ministri serb në funeralin e Khameneit, opozita pyet Vuçiçin:

Ministri i Informimit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Boris Bratina, në cilësinë e të dërguarit të Qeverisë së Serbisë, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së udhëheqësit suprem të Republikës Islamike të Iranit, ajatollahut Ali Khamenei, thuhet në njoftimin e publikuar në llogarinë zyrtare të ministrit në Instagram.

Në njoftim thuhet se ministri Bratina u nënshkrua në librin e zisë dhe, në emër të Qeverisë dhe popullit të Serbisë, shprehu ngushëllime për popullin e Iranit.

Në faqen e internetit të Ministrisë iraniane të Teknologjisë, Inovacionit dhe Çështjeve Ndërkombëtare thuhet se Bratina mbërriti në Teheran më 3 korrik dhe se në aeroport u prit nga zëvendësministri Mohammad Hafez Hakami.

Në Iran, më 4 korrik nisi ceremonia shumëditore e varrimit të udhëheqësit suprem, ajatollahut Ali Khamenei, i cili u vra në ditën e parë të luftës amerikano-izraelite kundër Iranit, më 28 shkurt.

Partia opozitare e Lirisë dhe Drejtësisë pyeti nëse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kishte njoftuar administratën amerikane se po dërgonte një ministër në Teheran.

“Pas kësaj është e qartë se nuk do të ketë asgjë nga koordinimi dhe harmonizimi i politikës së jashtme me Bashkimin Evropian, pavarësisht se kjo është një nga kushtet kyçe për ‘shkrirjen’ e procesit të integrimeve evropiane”, thuhet në reagim.

Beogradi zyrtar ka mbajtur marrëdhënie miqësore me Iranin gjatë viteve të fundit, pavarësisht se ky shtet ka qenë nën sanksione ndërkombëtare për shkak të aktiviteteve bërthamore dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.

2 Komente

  1. I
    Importon missil Iranian

    Ēshtē provokim Sērb i drejtpērdrejt ndaj Shqipēris, pēr shkak tē dijenis sē tyre me sulmin kibernetik dhe prishjen e marrdhēnieve diplomatike mē kētē shtet arab.Ministria e ounēve tē jashtme me nē krye Ferit Hoxha ministēr, tē thirr ambasadorin e Beogradit nē Tiranē pēr sqarime nga kjo sjellje e hapur armiqsore qē prej fundit tē luftēs 1999 me oborin tonē Kosovēn.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klimax

      Dhe të mendosh se në këtë ceremoni varrimi morën pjesë delegacione nga 100 vende të botës midis të tjerash Rusia, Kina, Pakistan, India, Bangladesh, Turqia, Afganistan, Armenia, Gjeorgjia, Taxhikistan, Oman, Katar, Liban, Siria,Jemen, etj, etj dhe opozita në Beograd pyet Vuçiç : "A e njoftuat SHBA-në?"!!! Që kur kështu një shtet i pavarur dhe aq më shumë Serbia duhet të pyesi SHBA-në për marrë leje për të shkuar në një vend të tretë ku mbi të gjitha ka mardhënie diplomatike dhe tregtare?!!!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje