Kryeministri holandez, Rob Jetten këtë të martë ka zhvilluar për Euronews Albania një intervistë të shkurtër nga Ankaraja. Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha e pyeti Jetten lidhur me Kosovën dhe nëse ajo do të bëhet një ditë pjesë e NATO-s.
Në përgjigjen e tij, kryeministri holandez theksoi se shpreson që Kosovë të bëhet një ditë pjesë e familjes evropiane.
Gazetari: Zoti kryeministër, a e keni ende qenin nga Kosova?
Kryeministri Jetten: Po, ende e kam.
Gazetari: A ishte e rëndësishme për ju që ta adaptoni nga Kosova?
Kryeministri Jetten: Ishte një qen shumë i mirë rrugësh, dhe unë i dua qentë.
Gazetari: A prisni që Kosova të bëhet vend anëtar i NATO-s një ditë?
Kryeministri Jetten: Unë shpresoj që Kosova do të bëhet pjesë e famijes evropiane një ditë, po.
Lini një Përgjigje