Mbi 104 milionë euro kanë kursyer bizneset por edhe qytetarët që janë bërë pjesë e procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.
Sipas të dhënave zyrtare të administratës tatimore, gjatë periudhës mars–qershor 2026, tatimpaguesit kanë kursyer rreth 104.3 milionë euro si pasojë e uljes së tarifave që duhet të paguajnë për shitjen apo transferimin e një apartamenti apo pronë.
Kjo pasi norma e tatimit që aplikohet është 5% nga 15% që ishte më herët. Aplikimi nga individët realizohet online në platformën e-Albania ku duhet të jepen të dhënat identifikuese të pasurisë që kërkohet të rivlerësohet.Autoritetet rikujtojnë se afati për kryerjen e rivlerësimit përfundon më 31 dhjetor 2026, ndërsa u bëjnë thirrje të gjithë pronarëve që të përfitojnë nga lehtësitë fiskale brenda afatit të përcaktuar.
Ekspertët theksojnë se rivlerësimi i pasurive krijon më shumë transparencë në treg, pasi pronat regjistrohen me vlera më pranë çmimeve reale të tregut. Kjo lehtëson transaksionet, redukton kostot për pronarët dhe nxit qarkullimin e pasurive të paluajtshme.
Njëkohësisht, procesi pritet të ketë efekte pozitive edhe në ekonomi, duke stimuluar investimet si dhe duke rritur formalizimin e tregut të pasurive të paluajtshme.
Të drejtën e kryerjes së rivlerësimit e kanë të gjithë ata individë që kanë në pronësi, pasuri të paluajtshme (tokë dhe/ose ndërtesë) të regjistruar ose që fitojnë pronësinë dhe e regjistrojnë atë deri më 31 dhjetor 2026.
Rrofte qeveria qe mendon per popullin se i paska kursyer 104 miljone.Dmth Ja paska hequr gojes se vet dhe ja paska lene popullit.Po mire nuk na that sa fitoi qyl qeveria ne procesin e rivlersimit.E dyta ,mqs qasja e qeverise paska ndryshuar , dmth Mirqenie quhet kur ua le lekun ne xhep qytetareve dhe nuk jo kur i merr vet ne forme taksash apo tatimesh, Athere shume mire , perse nuk i ul qeveria taksat e tatimet , duke filluar psh me TVSH per ushqimet se i grine njerezit me 20 % te vaji sheqeri mielli ,veza bulmeti mishi , e pastaj te vazhdoje me tej me naften , energjine taksat e tarifat bashkiake, se ne fund te fundit iu mbeten njerezve ne xhep dhe I zoti e di ku i pikon catija , dhe cdo njeri i con leket e veta atje ku do AI dhe s ka perse iamerr shteti me detyrim