FOTOT: Pasi humbi shumë kilogramë, këngëtarja shqiptare shfaqet me bikini dhe mahnit me linjat e reja

7 Korrik 2026, 17:03Lifestyle TEMA
FOTOT: Pasi humbi shumë kilogramë, këngëtarja shqiptare

Këngëtarja e njohur Fifi po shijon ditët e saj të pushimeve verore, ndërsa vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente të ndryshme me ndjekësit.

Pas transformimit të saj fizik dhe humbjes së një numri të konsiderueshëm kilogramësh, artistja është shfaqur me bikini, duke ekspozuar me vetëbesim linjat e saj të reja trupore. Fotografitë e publikuara kanë tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët nuk kanë kursyer komentet pozitive për pamjen e saj.

Me buzëqeshje dhe plot energji, Fifi duket se po i shijon në maksimum pushimet, ndërsa vazhdon të ndajë fotografi dhe video nga destinacioni ku po kalon verën, duke i mbajtur ndjekësit të përditësuar me çdo moment të veçantë.

1 Komente

  1. M
    Mira

    Me e bukur ashtu siç ishe me pare

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje