Sipërmarrësi amerikan i teknologjisë Bryan Johnson, i njohur në mbarë botën për përpjekjet e tij ekstreme për të ngadalësuar plakjen, ka zbuluar se është diagnostikuar me gastrit autoimun (Autoimmune Gastritis – AIG), një sëmundje kronike në të cilën sistemi imunitar sulmon qelizat e stomakut.
48-vjeçari, i cili shpenzon rreth 2 milionë dollarë në vit për regjimin e tij të jetëgjatësisë, e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi: “Stomaku im po ha veten”.
Sipas Johnson, diagnoza u konfirmua pas analizave të shumta të gjakut, endoskopisë dhe biopsisë së stomakut. Ai tha se prej më shumë se një dekade kishte nivele të ulëta të ferritinës, pa një shpjegim të qartë, derisa ekzaminimet e fundit zbuluan shkakun.
Gastriti autoimun është një sëmundje kronike që dëmton mukozën e stomakut dhe mund të pengojë përthithjen e vitaminës B12, hekurit dhe lëndëve të tjera ushqyese. Gjendja mund të rrisë gjithashtu rrezikun për komplikacione të tjera shëndetësore, përfshirë disa forma të kancerit të stomakut.
Aktualisht nuk ekziston një kurë për këtë sëmundje. Trajtimi fokusohet në kontrollin e simptomave, korrigjimin e mungesave ushqyese dhe monitorimin e vazhdueshëm të pacientit.
Pavarësisht diagnozës, Johnson u shpreh se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga misioni i tij për të zgjatur jetën dhe se do të dokumentojë publikisht përpjekjet për të gjetur mënyra të reja trajtimi.
Burimi: People.
Askush nuk është mbi ZOTIN! Askush nuk mund të marrë pushtetin e Tij.Milionieri delirant, do bēnte mirë ,që paratë mos ti harxhojë kot,por të bëj bamirësi.Booh!Në ç'shkallë të çon makutëria.