"Marjana në botën e çudirave", këshilltari socialist godet deputeten Koçeku: Mos i trajto qytetarët si klientë në bujtinën tënde

7 Korrik 2026, 17:00Politika TEMA
"Marjana në botën e çudirave", këshilltari

Këshilltari socialist Alfred Muharremi i është drejtuar me tone të ashpra deputetes Mariana Koçeku lidhur me deklaratat e saj ndaj patronazhistëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Muharremi shprehet se janë pikërisht patronazhistët ata që i kanë dhënë Koçekut mundësinë të bëhet pjesë e Kuvendit, ndërsa e akuzon se po përbuz njerëzit që, sipas tij, kanë kontribuar në suksesin e saj politik.

Këshilltari socialist argumenton se patronazhist është çdo njeri që angazhohet në politikë për t'u shërbyer qytetarëve, duke i takuar, dëgjuar dhe adresuar problemet e tyre.

Postimi i plotë

Patronazhistët dhe Marjana në botën e çudirave !

Patronazhistët, ata që sot i përbuz, janë pikërisht njerëzit që të dhanë ty mundësinë të hysh në Kuvendin e Shqipërisë, të ulesh në një kolltuk të shenjtë ku mund të bësh shumë më tepër sesa të shfrysh mllef.

Mirënjohjen ndaj lidershipit apo kolegëve mund të mos e kesh, por të paktën ki mirënjohje ndaj atyre që të dhanë një shans të artë e jo për t'u sjellë sikur je "Marjana në botën e çudirave", që ka rënë aty rastësisht.

Patronazhist duhet të jetë çdo njeri që hyn në politikë për t'u shërbyer qytetarëve. Edhe ti duhet të jesh e tillë, t'i takosh, t'i dëgjosh dhe t'u adresosh hallet, jo t'i trajtosh sikur kanë ardhur mysafirë në bujtinën tënde.

Qofshin të bekuar socialistët e ndershëm, ata që trokasin derë më derë, dëgjojnë njerëzit dhe mbajnë mbi supe barrën e kontaktit të përditshëm me qytetarët.

Pa ta Marjana, ti dhe shumë prej atyre që sot mbajnë fjalime nga foltorja nuk do ta kishin parë kurrë nga afër sallën e parlamentit.

9 Komente

  1. g
    goni

    Lereni dhine te merret me dhite . Ku di dhija se c eshte tagjia ?

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lajm

      Sot, @ProgIntl publikon “Dosjet Edi Rama” (Edi Rama Files) ????, një dosje shpërthyese që e vendos kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në krye të një perandorie të paligjshme të pasurive të paluajtshme, që shtrihet nga bregdeti i vendit deri në kryeqytet. Vetëm javën e kaluar isha në Tiranë për të mbështetur lëvizjen e protestës së “Flamingove”: shqiptarët që janë ngritur kundër planit miliardë dollarësh të familjes Trump për privatizimin e ligatinave të tyre të mbrojtura. Këto dosje tregojnë se ky projekt është vetëm maja e ajsbergut — një sistem i gjerë lejesh, statusesh dhe shpronësimesh, i drejtuar nga një njeri i vetëm: Edi Rama, i preferuari i Bashkimit Evropian. Dosjet ofrojnë një pamje të detajuar hetimore mbi ekonominë politike të kleptokracisë në pragun e Evropës — dhe është hera e parë që këto dokumente publikohen dhe i prezantohen një audience ndërkombëtare. Prandaj, hidhuni një sy — shpërndajeni lajmin — dhe qëndroni në krah të popullit shqiptar, i cili del në rrugë ditë pas dite për të tërhequr vëmendjen e botës ndaj asaj që autori e përshkruan si grushti i heshtur, por vdekjeprurës, i Edi Ramës kundër vendit të tij.

      Përgjigjjuni
    2. 6
      600 vjet nuk u poqe o shqiptar kokloqe

      "merr nga dhite dhe bej zabit", eshte 1 shprehje e vjeter

      Përgjigjjuni
      1. A
        Akili

        Pse lodheni kot: eshte e paguar mire...me mire se PS-ja qe e beri deputete me 5000 euro ne muaj..ata " birbot" i kane ofruar 10000 ndoshta, plus edhe " masazh" nate per nate

        Përgjigjjuni
        1. O
          One

          Po te degjonin hallet e njerezve, te gjith do i donin patronazhistet. Ketij patronazhistet i duken si misionaret e kishes.

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xha

            Malokët janë të pabese

            Përgjigjjuni
            1. E
              Epo ta dini

              Në zgjedhjet presidenciale në SHBA, kandidati Republikan, Trump tha: - I bëjmë thirrje rrjetit tonë të patronazhistëve, të hyjnë shtëpi më shtëpi, të takojnë çdo amerikan, të punojnë me ta dhe ti bindin që të shkojnë në dhomën e votimit dhe të votojnë Partinë Republikane... Për këtë qëllim, simpatizanti I Trump, Oligarku Elon Musk dhuroi 30 milionë dollarë që do të shpenzoheshin për të bindur zgjedhësit e pavendosur...... Si binden zgjedhësit e pavendosur me 30 milion dollarë?

              Përgjigjjuni
              1. 8
                85x86vit

                E mer Fredo,e di ti se ke me pak dinjitet se ai shelegu qe mban ne duar Marjana? Nuk je vetem ti Fredo edhe shumica e atyre depudeteve qe rrestohen kunder popullint e bejne avokatinr e KM .

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Po ke vertet bythe o Marjana ......

                  Marjana duhet te ftoje, prese, ushqeje falas, e percjelle protestuesit e Kurtit!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje