Tabaku: Ndryshimi i sistemit nis nga kthimi i pronës qytetarëve dhe çlirimi i shtetit nga pakica

7 Korrik 2026, 09:40Politika TEMA
Tabaku: Ndryshimi i sistemit nis nga kthimi i pronës qytetarëve dhe

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se abuzimi me pronën në Shqipëri nuk është një problem i izoluar, por një nga shtyllat kryesore të sistemit politik dhe ekonomik të ngritur nga qeveria socialiste.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku lidh ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave me ligjin për investimet strategjike, duke i cilësuar ato si dy pjesë të së njëjtës arkitekturë: dobësimin e pronarëve të ligjshëm dhe transferimin e pronës publike e private drejt një pakice të privilegjuar.

“Njëri dobësoi pronarët e ligjshëm. Tjetri krijoi mekanizmat për kalimin e pronës publike dhe private në duart e një pakice të privilegjuar”, shkruan Tabaku.

Sipas saj, ajo që ka ndodhur me pronën gjatë viteve të qeverisjes socialiste nuk është thjesht keqmenaxhim administrativ, por një mekanizëm i qëllimshëm kontrolli politik dhe ekonomik.

Pasiguria e pronësisë, regjistrat e pasaktë, vendimet e pazbatuara të gjykatave dhe sorollatja shumëvjeçare e pronarëve kanë dobësuar qytetarin dhe kanë forcuar administratën dhe pushtetin politik.

“Kur prona është e pasigurt, qytetari është i dobët. Kur dokumentet janë të paqarta, administrata bëhet e plotfuqishme. Kur ligji ndryshon sipas interesit, pushteti vendos kush fiton dhe kush humbet”, shprehet deputetja demokrate.

Tabaku thekson se ky është thelbi i sistemit që duhet ndryshuar: një shtet ku të drejtat kushtetuese nuk garantohen nga ligji, por shndërrohen në favore që shpërndahen nga pushteti.

Sipas saj, prona e qytetarit është trajtuar si pronë personale e qeverisë, e cila vendos kujt t’ia japë, kujt t’ia mohojë dhe cilin investitor të privilegjojë.

Deputetja e PD-së i referohet edhe hetimeve të SPAK, të cilat, sipas saj, kanë ekspozuar depërtimin e parave të pista në ndërtim, prona, resorte turistike dhe kontrata publike.

Ajo deklaron se statusi i “investitorit strategjik” nuk është përdorur kryesisht për teknologji, industri apo vende të mirëpaguara pune, por për privilegje fiskale, procedura të përshpejtuara dhe përdorimin e pasurisë publike nga një rreth i kufizuar përfituesish.

“Ky sistem ka autorë, zbatues dhe noterë politikë. Ideatori është Kryeministri. Aparati janë ministrat dhe agjencitë. Ndërsa shumica socialiste në Kuvend ka votuar ligjet, përjashtimet dhe kontratat që e kanë mbajtur në këmbë”, shkruan Tabaku.

Ajo kërkon një hetim të plotë parlamentar mbi zbatimin e ligjit për investimet strategjike, transferimin e pronave publike, lehtësitë fiskale dhe lidhjet mes përfituesve dhe vendimmarrësve.

Sipas Tabakut, ndryshimi i sistemit nuk mund të jetë vetëm ndryshim emrash apo qeverish, por duhet të nënkuptojë rikthimin e shtetit te qytetari, garantimin e pronës private, barazinë para ligjit dhe fundin e privilegjeve për pakicën.

“Ndryshimi nuk është më vetëm kërkesë politike. Është domosdoshmëri ekonomike, demokratike dhe kombëtare”, përfundon deputetja e Partisë Demokratike.

9 Komente

  1. Q
    Q*resi i Algoritmit

    Ja dhe gopi i zgjuar qe na qane k* rin qe ne mengjese! Shpifesire!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Argita qe ta shpif , shemtira

      Lētyrē , diare nga goja qe ne mengjes ? Fshihe ate surrat te qelbur se si bje ndermend njeriu per mishrat e tua te lodhura, kalbesirē hiene

      Përgjigjjuni
    2. b
      brunilda

      kur do te jap mend kjo laraska qe pranon krytar te imponuar pa vot njeri qe ka shum krime mbi supe e del neper europ pa pik turpi mbur saliun e shan edin ,e te kesh shpres te kjo qe do e bej shqiperin europiani kur nuk ben dot partin e saj qe i vodhi votat ,do bej vota te ndershme ,haha

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niku

        Uau! Deri këtu aritët të mashtroni z. Tabaku! Kthehemi në vitin 1992, kur morret pushtetin për herë të parë. Ish komunistët që u kthyen në “demokratë”, duke veshur pardesytë e bardha, si Berisha, Meksi, etj., larguan specialistët pa parti nga dikasteret dhe i zëvëndësuan me militantë, sepse e kishit më të lehtë të grabisnit pasurinë e përbashkët. Tani ato që keni bërë ju po ua kaloni kundërshtarëve politikë me shpresën që brezi i ri nuk i di këto bëmat tuaja dhe të mashtroni hapur! Vetë fakti që ju të PD-së jeni shtresa më e pasur se sa të tjerët tregon se çfarë keni bërë. Të mos harojmë se në vitin 1990 ishim të gjithë njësoj të pasur, apo të varfër, quajeni si të dëshironi.

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xha

          Dmth të anulohet ligji 7501 që idhulli jot shpiku?

          Përgjigjjuni
          1. E
            Emigranti.uk

            Bravo o xha.kam 102 hektar qe mi ka mare ai ligji i kriminelit qe kjo laraska nuk guxon tja thote saliut.ju kujtohet ne 2005 ca thoshte ,e gjithe shqiperia 1 euro per te huajt,per ish pronaret asnje fjale,ish te perndjekurit asnje kacidhe,kujtohen sot ,kur ato jane dhene falas dhe shitur nga tre here.ik moj vemje se je dhe nga familje e madhe ,turdiu.

            Përgjigjjuni
          2. D
            Dire diarreja

            Moj laraske hipokrite. Ligjin 7501 qe varrosi Kthimin e prones PD e jote e zbatoi duke krijuar bazen anarkiste ne Shqiperi. Me ke tallesh o qelbesire hajdute qe Ben moral sikur ke zbritur nga qielli. Nuk vjen ne pushtet asnje here. Hiqe nga mendja. Pervec se axhenda jote ishte dhe eshte nxije vendin tend ne cdo MBledhje e forum nderkombetar. Nuk harron populli, prandaj urrehesh. Qerrohu nga syte Tona.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Poseidon

              A nonen e Pra o zgjepse ,hajdute e pangopur

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nje qytetare e Tiranes

                Zonja Tabaku ku do e ktheni pronen tani partia qe ju perfaqesoni i shperndau me ligjin 7501 dhe e beri corap ceshtjen e pronave. Te falenderojme per idene qe dhe por je shume vone

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje