Fermerët e qumështit po protestojnë sot para Ministrisë së Bujqësisë, duke kërkuar zgjidhje urgjente për situatën që, sipas tyre, po i çon fermat drejt falimentimit.
Ata kanë paraqitur tri kërkesa kryesore: “Rifillimin e menjëhershëm të grumbullimit të qumështit; Publikimin urgjent të rezultateve, në mënyrë që të hiqen dyshimet mbi produktet vendore; Kthimin e çmimit të mëparshëm të qumështit, për të shmangur falimentimin e fermave”, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë protestës, fermerët kanë kërkuar që shteti t’i trajtojë me dinjitet dhe respekt.
Në protestë, ata po marrin pjesë me mjete bujqësore dhe cisterna të qumështit.
Sipas tyre, nëse kërkesat e tyre dhe takimi nuk realizohet, protesta si ajo e sotmja do të jenë prezente në rrugët e vendit, transmeton klankosova.tv.
“Nga ky moment kërkojmë urgjentisht nga ministri, grupet punuese, të gjithë akterët pa dallim, të bëhemi së bashku dhe të mbajmë një takim e të zgjidhim urgjent këtë çështje, përndryshe skena të tilla, pavarësisht dëshirave tona, mund të shohim çdo ditë nëpër rrugë”, tha njëri nga fermerët.
Pos tjerash, ky fermer tha se nuk duhet luhet me dinjitetin e prodhueseve vendorë.
“Lopët nuk janë çezme. Nuk mund t’i ndalim sot të mos prodhojnë, e të presim deri në momentin e duhur. Shumica e këtyre fermerëve, që i shihni me këto mjete bujqësore, janë të zhytur në kredi të cilat duhet t’i paguajnë. Të mos luhet me dinjitetin e tyre. Kërkojmë urgjentisht takim dhe zgjidhje të këtij problemi një herë e përgjithmonë, pse jo t’ia shtrijmë dorën këtij ministri, atij ministri apo atij ministri”, tha ai.
Njëri prej tyre, në fjalën që ka marrë i është kundërpërgjigjur ministrit në detyrë, Armend Muja, duke i thënë se “Qumështi Vitës është i Kosovës, jo i Serbisë”, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa të njëjtit, kanë theksuar se po gjykohen padrejtësisht kinse po helmojnë popullin e vet.
Punoni me rregulla dhe ligj,nuk ju pengon askush,jo me shit qumshtin per uje,ketu eshte problemi,lehte i zgjithshum.
Ujin per qumsht,..
Komunisti Albin Kurti eshte kunder bizneseve vendase, sidomos ato te medhaja. I eshte vene pas Grupit Devolli dhe po don ta rrenoje, pa marr parasysh qe i njejti eshte kontributori me i madh ne ekonomine e Kosoves, me te mirat dhe te metat e veta. Aq inatcor eshte sa s'i del e keqja ta shoh te falimentuar. Kosova po ecen pas, investimet e huaja kane marre tatepjeten kur shohin nje te cmendur te tille qe do t'i shoh te gjithe ne kufijte e mbijeteses dhe ky te dal si bamires me pagesa sociale nga 100 Euro per pensionistet, nenat me femije dhe studenetet sa here qe ka zgjedhje. Dhe vjen proteston ne Tirane per voten e lire, kur ai e ble voten ne Kosove me parate e buxhetit te shtetit. Kete qasje po do te bej edhe Arlind Qorri apo marksist-islamistet qe vjellin vrer neper rrjete sociale.
Tani gjithë shqiptarët nga Shqipëria në protestë në Prishtinë të rëzojnë Kurtiçin...
Po sikur te shkojme e protestojme ne Prishtine per qumeshtin e lopeve te Kosoves? Keta erdhen dha na shpetuan flamingot dhe ne duhet te shkojme e te shpetojme lopet e Kosoves .
Kompania Vita duhet te vendoset nen kontroll te shtetit.
O gazetarë injorant si çdo gjë në Shqipëri- rrëfeni që në fillim të lajmit se protesta po ndodh në Kosovë....flm për mirëkuptimin
O burra, shqiptarë të Shqipërisë n'Kosovë, në protestë ndaj qeverisë Kurti: "Kurti ik!" Ha, ha, ha! Blegtorë të të gjitha trojeve shqiptare bashkohuni! Edhe këtu në bulevard të Tiranës pranohet thirrja: "Kurti ik!", në përkrahje të fermerëve blegtorë të autoktonisë shqiptare, përfshi edhe atë të bullgarëve dhe vllehëve në trojet shqiptare. Pa, pa, pa, si vjen puna. Na vjen vallia rrotullo, rrotullo... Qorrat, Lapajt, Gonajt, Hasimetë, Gjinët, Salët etj, të mobilizohen në mbrojtje të "Made in Shqipëria etnike" në Kosovë! Luftë në dy fronte. Thërrisni edhe internacionalist e jashtëm. Apo s'ka kush ju paguan. Tani shani. VV në aksion. Oj, qyfyre sa të doni dhe badihava.