Koncerti i Kanye West në Tiranë, Kryeministri Rama reagon ndaj akuzave: Shpifësi është më i keq se vrasësi

7 Korrik 2026, 19:10Politika TEMA

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Kryeministri Rama reagon ndaj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një videoje të publikuar në Facebook ndaj debateve të fundit për koncertin e Kanye West dhe protestave të organizuara prej më shumë se një muaji.

Në reagimin e tij, Rama hodhi poshtë pretendimet se shteti ka financuar koncertin me 50 milionë euro, duke i cilësuar ato si “shpifje”, ndërsa sqaroi se qeveria ka ndërhyrë vetëm me një mbështetje prej 4 milionë eurosh për të shmangur anulimin e koncertit.

Kryeministri kritikoi edhe kundërshtarët politikë, duke i akuzuar për dezinformim dhe manipulim të opinionit publik.

Dështakzemërakët e bashkuar, për ta kthyer në kos për urinë e tyre për pushtet e për lavdi, rrjedhën e pastër të ujit të protestës së flamingove, i janë turrur deri edhe koncertit unikal të Kanye West.

Ish-a që u larguan nga detyra të larta me shumë zemërim e pa lavdi; humbësa që hynë në zgjedhje si zgalema e dolën nga zgjedhjet si kalastrena; turlilloj foltoristash të rizhgënjyer, pëdëistash të rigënjyer, arqimarksistash të rrjetëzuar, islamistash të tiktokëzuar, shkelësa ligji të frymëzuar, janë bërë bashkë si një kore e zezë e protestës dhe nuk ndalen në ndotjen e kanaleve sociale, me shpifje, falsifikime, manipulime, sharje pa pushim, urrejtje për t ushqyer urrejte, verbëri për të ushqyer verbëri, ndaj kujtdo  që e shikojnë si pengesë e gjithckaje që i penogn ta shikojnë veten në një karrige.

Ja ku janë, 50 milionë eurot që paska dhënë ministri ynë për një natë koncert, ndërsa spitalet s’paskan ilaçe.

Një gënjeshtër me bisht, me bisht akrepi madje, e sajuar për të pickuar e për të helmuar mendjen e kujtdo që përjeton me konfuzion këtë çorodi. “Ja ku janë 50 milionë eurot… vetëm për një natë koncert!”, thotë ai.

Librat e shenjtë na mësojnë prej mijrëa vitesh se shpifësi është më i keq se vrasësi. Kurani e dënon kaq rëndë shpifjen, sepse shpifja nuk vret vetëm një njeri; ajo minon vetë themelet e besimit mes njerëzve. Fjala është amanet, fjala nuk mund të bëhet lanet dhe shpifësi e bën lanet, sepse shpifësi nuk ndërton asgjë, po jeton për të rrënuar atë që ndërtojnë të tjerët. Shpifësi e përbuz të vërtetën, sepse ai gërrmon  vetëm në kërkim të grropës ku të ekzekutojë dënimin pa gjyq.

Punon për diskreditimin, shkatërrimin, përbaltjen, dhe asgjësimin moral të të tjerëve.

“50 milionë euro ka dhënë shteti për Kenin e Nestit”, shkruan ky humorist pa din e pa iman nën video-shpifjen e tij.

Ndërkohë, koncerti i Kanye Ëest është një ngjarje botërore, i cili do të financohet tërësisht nga sponsorat dhe shitja e biletave, sikur soji i këtij karagjozit, të mos i kishte mbushur faqet sociale me glasat e apeleve për bojkotimin e koncertit, për transformimin e koncertit në protestë, duke i trembur dashamirët e muzikës së Kanye Ëestit dhe faktikisht duke dekurajuar shitjen e biletave të koncertit madhështor?

E vërteta është si gjithnjë e thjeshtë dhe e ilustrueshme me dokumenta.

Që në fillim ne kemi firmosur vetëm një letër gatishmërie si mikpritës, ku kemi garantuar përvec mikpritjes sigurisht, siguri dhe mbështetje logjistike, duke theksuar se nuk marrim përsipër asnjë angazhim financiar. Asnjë angazhim financiar!

Por si i bëhet kur je i detyruar “in extremis”, të ndërhysh siç bëmë faktikisht vetëm mbrëmë, me 4 milionë euro, për të mos lejuar anulimin e një koncerti të shumëpritur dhe turpërimin e Shqipërisë, në rradhë të parë para atyre dhjetëra mijëra blerësve të huaj të biletave, të cilët janë më shumë sesa tifozët e huaj që erdhën në Tiranë për finalen e Conference League.

Përfitimet nga ajo ngjarje ndërkombëtare sporti ishin të jashtëzakonshme dhe të jashtëzakonshme do të jenë edhe përfitimet nga kjo ngjarje ndërkombëtare muzike.

Edhe pse për hir të vërtetës do të preferonim të mos paguanim asnjë qindarkë deri në fund, shuma që dhamë për një aktivitet, pra 4 dhe jo 50 dhe të organizuar krejtësisht privatisht, i cili do t’i kthejë ekonomisë së kryeqytetit shumëfishin e kësaj shume, dhjetëra mijëra konsumatorë të huaj, pa llogaritur vlerën e reklamimit global të emrit të Shqipërisë në një nga komunitetet më të mëdha kulturore të botës, është një shumë mëse e arsyeshme. Mund ta kishim dhënë dhe qysh në krye të herës po të ishte nevoja, por u detyruam dhe tani shikoni si vazhdon gënjeshtra bishtakrep!

“Gjithë kjo fushë këtu, ka qenë gjithë gjelbërim.”

Aty ka qenë vetëm një fushë ferrash, ku organizatorët identifikuan vendin më të përshtatshëm, në mungesë të një stadiumi me kapacitet të madh, për të ngritur stadiumin 60 mijë spektatorësh. Po nuk është aspak rastësi që ky shpifarak i mbushur me helm, është një llapaqorr i partisë “Shqipëria Bëhet”.

Shqipëria Bëhet, me shpifje. O Burra!

“Lëvizim Bashkë”… me shpifje. O burra!

“Shpifja është një Mundësi.” O burra tek mundësia!

Shpif, shpif, se diçka do të mbetet. Patjetër do të mbetet.

Shikojeni tani “gjelbërimin”.

“Kush e di se çfarë do të bëhet pas kësaj?”

“Kushedi se çfarë do të bëhet më pas”, çfarë t’i thuash këtij sallahani, po shyqyr nuk tha se u rrafshua pylli që të ndërtohet një thertore flamengosh, pas shpinës së Kanye Ëest.

Edhe thonë pastaj për çfarë del në protestë…

Jo, jo. Unë jo, nuk them kurrë për çfarë del në protestë ajo nëna e shokut tim që u përplas për kohë të tëra me një papërgjegjshmëri të një mjeku.

Nuk them kurrë për çfarë del në protestë ai djalë apo ajo vajzë që e duan sinqerisht natyrën dhe janë të frikësuar se zhvillimi mund të dëmtojë natyrën. Mund të dëmtojë biodiversitetin.

Nuk them kurrë unë për çfarë del në protestë kushdo që ka një hall, një shqetësim, një padrejtësi për të kundërshtuar apo që ka një shpresë për të ushqyer.

Nuk them sepse e di qe ata njerëz nuk i bashkon etja për pushtet. Nuk i bashkon dëshira për karrige o rash e vdiqa. Nuk i bashkon urrejtja që hajde ta kthejmë përmbys gjithçka. I bashkon shqetësimi.

Dhe pikërisht pse i respektoj arsyet e tyre, unë nuk i shoh dot të merren peng nga korbat e shpifjes, nga sorrat e manipulimit dhe nga parti e partiçka që nuk kanë asnjë projekt për Shqipërinë, por kanë vetëm ngulmimin për të rrëzuar gjithçka. Me shpifje, me sharje, me kërcënime, me forcë e ku të munden edhe me dhunë duke shfrytëzuar shpejtësinë çmendurake të algoritmit.

Shpifjet nuk kanë ndërtuar kurrë asgjë, përveç mureve të dasisë dhe mosbesimit mes njerëzve dhe në këtë vend patjetër që mund të gjesh jo një, jo njëqind, por një mijë arsye për të protestuar. Është normale në çdo vend, është normale në çdo vend.

Historia na e ka mësuar se sa më shumë përparon një shoqëri, aq më pak ajo i toleron problemet që kërkojnë zgjidhe dhe kjo është shenjë lirie reale dhe demokracie të gjallë.

Problemi nuk është ushtrimi i lirisë së protestës. Nuk është as gjallërimi demokratik i shoqërisë përmes protestës. Problemi është kur protesta ushqehet me shpifje, me dezinformim dhe me manipulim dhe kur kthehet në një mjet për ta kthyer vendin mbrapa. Prandaj problemi nuk janë flamingot. Problemi janë sorrat dhe korbat!

16 Komente

  1. S
    Skandal

    https://pamfleti.net/politike/skandali-qeveria-jep-4-milione-euro-nga-fondi-i-emergjences-per-koncert-i343961

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Nuk ka probleme shteti shqiptar që K.Ministri rri gjithë ditën në Facebook ?

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bënët Bëci-KM Shkodran nga Tëpëlëna

        4 000 000 euro I duken pare xhepi Zymbyl Pashë Surrelit, sikur I gjen rruges per Surrel.. (!?) Me demek si versioni I Tualet Pekmezit 4 miliard behen 12 miliard brenda nates.. E prish buxhetin per tollumbaca ngjyra ngjyra . I ka ngel fiksim nga koha kur mbante shallin e kuq ne qafe. ..Si durojme akoma ?? Ketij I ka ngel ora tek PPSH

        Përgjigjjuni
    2. Q
      Qyl

      Me shume gjasa nuk do shkoje askush. Dhe ram korrupsioni do e mbushe me patronazhiste

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sedi

        Sa fytyre e keqe eshte ky individ. Te japesh leke qe te behet nje koncert per karshillik te gjithe halleve te shqiptareve, eshte poshtersi qe vetem ram korrupsioni mund ta beje

        Përgjigjjuni
      2. P
        Ptu qr pleher

        4 milion euro mbeshtetje. O bq kryeminister nund mund te kishe blere zjarrfikese or t qr qe digjen pallatet dhe nuk arrin zorra e rrobve tu lart

        Përgjigjjuni
        1. T
          Telling the truth

          Tamam e ke vella, por ky duhet varur! 6 milione euro te financonte ilace per spitalet! Njerez mos kini meshire kurre per monstra si ky! Vllehp cifuti magjyp Edvin!

          Përgjigjjuni
        2. B
          Bojkot

          Me keq se vrases je bere me vjedhjet dhe deliret e tua. Merr nga te semuret dhe i jep nje koncerti. Njerzit protestojne per buken e gojes ky jep miliona euro per show. Dhe e gjitha vetem per opinionin vendas dhe te huaj

          Përgjigjjuni
          1. P
            Palloshi

            Po ti shyqyr qe e kuptove qe shpifesi eshte me keq se vrasesi. Se na bere iranian, grek, rus, e ku ta di un. Peshku qelbet nga koka, po shpifi i pari i shtetit, imagjino te tjeret.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bq e ps

              Ky plehra km bashke me ate ball brigadierin cfare nuk shpifin, cdo gje vjedhin, dhe bejne si te ndjeshem per kany west.

              Përgjigjjuni
            2. O
              Organizate

              https://www.balkanweb.com/me-larguan-nga-puna-sepse-nuk-sigurova-5-vota-nga-diaspora-arsimtari-rama-jo-te-dorehiqet-por-jemi-bere-ta-zeme-per-fyti-qeverisemi-nga-nje-organizate-kriminale/#gsc.tab=0

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kush e pagoi çarterin?

                https://pamfleti.net/politike/foto-shqiptaret-38-dite-ne-proteste-kunder-korrupsionit-qeveritar-rama--i343965

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Proteste

                  Rrobt ku ti kesh ram. Nuk kemi ca te themi tjeter. Vendimet si gjithmone i merr vete, ben sic do vete, vjedh sa do vet. Vec ne proteste do na kesh

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Ramë, lëre propagandën

                    https://www.panorama.com.al/vendimi-i-rames-per-dhenien-e-4-2-milione-eurove-per-koncertin-e-kanye-west-ermelinda-meksi-parlamenti-te-hetoje-aktin-normativ-u-permbushen-kushtet-ligjore/#gsc.tab=0 ______________________ https://www.panorama.com.al/4-milione-euro-per-koncertin-e-kanye-west-andi-tepelena-publikon-aktin-normativ-po-kompensojne-biletat-e-pashitura-keto-para-duhet-te-shkonin-per-onkologjikun/#gsc.tab=0

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      petrit

                      Nese nga 100% e biletave te shitura do mblidhen rreth 8-9 milion euro, si ka mundesi qe qeverija te paguaje gjysmen e biletave?... Ky ose eshte i paditur , ose ka pjerdhur fare dhe nuk pyet askend, Fundja se mos jane parate e tija.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Public opinion matter

                        Kerkojini falje ketij Kanye west dhe braktiseni dhe ia kemi borxh kur te clirohet Shqiperia nga tradhtia e hajnia! Perndryshe ta shndrroje koncertin ne proteste dhe vete ai te thote nr shqip Rama ne burg, Berisha ne burg! Nese nuk e ben ne te semes le te shkoje!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje