Fake news-i i Sali Berishës me videon e fermerëve kosovarë, reagon ministri Salla: Përpjekje e dëshpëruar për të mashtruar opinionin publik

7 Korrik 2026, 18:50Politika TEMA
Fake news-i i Sali Berishës me videon e fermerëve kosovarë,

Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka reaguar pas videos së publikuar nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili pretendoi se fermerët kanë hedhur qumësht ndaj Ministrisë së Bujqësisë, por e vërteta rezulton shumë më ndryshe, pasi bëhet fjalë për fermerët e Koosvës.

Salla ka ironizuar Berishën, teksa shkruan se postimi i Berishës është përpjekje e dëshpëruar për të mashtruar opinionin publik.

Ndërsa më tej ministri thekson se kush zgjedh manipulimin, tregon se i kanë mbaruar argumentet.

Postimi i Sallës:

Kur nuk ke çfarë t’u tregosh shqiptarëve, zgjedh të publikosh pamje që nuk janë nga Shqipëria dhe t’i paraqesësh si të ishin realiteti ynë. Kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të mashtruar opinionin publik.

Fermerët shqiptarë nuk përdoren si dekor për propagandë politike. Ata janë njerëz që punojnë çdo ditë me djersë e sakrificë dhe meritojnë respekt. Ne jemi pranë tyre çdo ditë, me mbështetje financiare, investime, këshillim dhe politika që forcojnë bujqësinë shqiptare.

Kush zgjedh manipulimin, tregon se i kanë mbaruar argumentet. Ne zgjedhim punën, faktet dhe angazhimin e përditshëm për fermerët tanë. Sepse e vërteta nuk ndërtohet me video të huazuara, por me rezultate që shihen në terren.

4 Komente

  1. L
    Lubi Malltezi

    Genjeshtra eshte vesi me i vogel i nje vrasesi.

    Përgjigjjuni
    1. O
      One

      Po Saliu ka gjith jeten fake. Saliu me qytetarin digjital, thjesht u kthye ne origjin, dmth si spiun i sigurimit te shtetit me nofken Penicilina. Dmth u be nje vrimacels, qe shifte te gjith nga vrima e celsit dhe i hynte deri ne krevate njerezve. Nuk tregonte identitetin e katunarit digjital, po e leshtonte cdo lajm si lopa bajgen. Nepermjet katunarit digjital u be vrimacelsi me i madh ne Shqiperi. Po u be edhe fake-news me i madh. Problemi eshte se ju po kopjoni Saliun. Gjat kesaj proteste edhe ju moret formen e Saliut.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Havziu nga bota e pertejme

        Sali kari ne nje mbledhje me ca trushkulur ka mbajtur nje fjale per Kristaq Ramen dhe per te milionten here e akuzoi per varjen e poetit te madh Havzi Nela. Havzi Nela ka qene nje kriminel qe ne tentative per tu arratisur ka qelluar per te vrare police qe e kishin rrethuar dhe ka plagosur prej tyre. Dhe varjen e ka pas pak mor ndyresire. E denoj gjyqi jo Kristaq Rama. Kete mut qe mbron ti mor kerme se ku ishte dhe c plan kishte e spiunoj kurva qe kish per grua. Haj Sal mos na caj karin dhe mos ha shume mut se te bo dom. Plak i pjerdhur.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Labeati

          Se mos eshte e re kjo.Me kete stil ka marre gjithmone pushtetin

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje

          Blog Tema