Erdogan pret kryeministrin e Malit të Zi në Ankara

9 Korrik 2026, 13:55Bota TEMA
Erdogan pret kryeministrin e Malit të Zi në Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti në Ankara kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiç, ku diskutuan për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.

Takimi u zhvillua pas përfundimit të Samitit të 36-të të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s, i organizuar nga Turqia në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Sipas Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës turke, Erdogan shprehu bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen në të gjitha fushat.

Presidenti turk theksoi se Ankaraja synon të zgjerojë bashkëpunimin me Malin e Zi, veçanërisht në tregti, investime, turizëm, industrinë e mbrojtjes dhe siguri.

Erdogan vlerësoi gjithashtu rolin e Platformës së Paqes në Ballkan, të krijuar vitin e kaluar me iniciativën e Turqisë, duke theksuar se ajo ofron një mekanizëm të rëndësishëm për trajtimin e çështjeve rajonale, si siguria kufitare, energjia dhe transporti, me synimin për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Lini një Përgjigje