PD votoi kundër amendamenteve për integrimin, Pirro Vengu: Kishim konsesus kombëtar, opozita tregoi mungesë të përgjegjshmërisë shtetërore

9 Korrik 2026, 14:50Politika TEMA
PD votoi kundër amendamenteve për integrimin, Pirro Vengu: Kishim

Pas mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian në Strasburg, ku u miratuan rekomandimet në mbështetje të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, deputeti socialist Pirro Vengu ka reaguar pas votës kundër të deputetëve të Partisë Demokratike ndaj disa amendamenteve. Nga Strasburgu, Vengu e cilësoi këtë qëndrim si mungesë të përgjegjshmërisë shtetërore, duke theksuar se opozita duhet të ruajë një qasje të unifikuar për çështjet me rëndësi kombëtare.

"Gjendemi prej dy ditësh në Parlamentin Europian në Strasburg si pjesë e takimeve që ndodhin dy herë në vit midis parlamentarëve europianë dhe parlamentarëve shqiptarë. Quhet Komiteti i Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE. Në këtë komitet zakonisht përgatiten tekste dhe rezoluta që qartësojnë ecurinë e Shqipërisë përkundrejt detyrimeve që ka kundrejt BE-së.

Fatkeqësisht kishim të bënim me një situatë paksa paradoksale, do të thoja unë, sepse ne këtu përfaqësojmë Shqipërinë, qofshin deputetë të opozitës apo të pozitës, apo edhe institucionet. Fatkeqësisht pamë që kolegët e opozitës jo vetëm kundërshtuan amendamentet tona, por kundërshtuan amendamentet që përbënin konsensus edhe për parlamentarët europianë. Shoh një kompleks, do të thoja unë, ndoshta nga zhvillimet e muajit të fundit në Shqipëri dhe një mungesë përgjegjshmërie shtetërore, sepse në fund të fundit, siç e thashë, ne jemi deputetë të Republikës së Shqipërisë.

Amendamentet njihnin progresin e Shqipërisë në disa fusha, sikundër njihnin edhe problematikat e saj në fusha të tjera. Njihnin rezolutat e mëparshme të Parlamentit Europian, njihnin edhe rezolutën që ju e mbani mend para pak javësh në Parlamentin shqiptar, të cilën opozita dhe pozita e miratuan me konsensus. Kur duhet konsensus në parlamentin tonë ne arrijmë ta bëjmë, kur jemi jashtë shtetit opozita nuk arriti ta mbështesë këtë konsensus.
Siç ju thashë, amendamente identike që ishin miratuar në Parlamentin shqiptar, në rezolutën e miratuar me konsensus mes pozitës dhe opozitës, u refuzuan sot në Parlamentin Europian. Kjo është praktikisht një politikë variabël sipas ritmit të ditës apo përparësive të ditës.

Më vjen dyfish keq, sepse kishte shumë amendamente të cilat Partia Socialiste i miratoi, ishin propozime të kolegëve demokratë. Ne i miratuam, pra e bëmë atë dorën e shtrirë, pikërisht sepse jemi të vetëdijshëm që procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian është një proces me sfida, është një proces ku kemi ende problematika reale për të adresuar dhe nga ana tjetër prisnim që këtë konsensus ta gjenim edhe nga kolegët e opozitës, e aq më tepër që kishim miratimin e gjerë të të gjithë spektrit politik të parlamentarëve europianë, nga e djathta ekstreme tek e majta ekstreme. Është i pakuptimtë ky qëndrim i kolegëve të opozitës", u shpreh Vengu për Euronews Albania.

3 Komente

  1. V
    Vlonjati 12

    E ç’mund te presesh nga nje parti me fryme antikombetare qe udhehiqet nga nje kriminel e maskara edhe pse çirren neper bote si atdhedashes ? Kafshe , thua se i bejne dem Edi Rames .

    Përgjigjjuni
    1. M
      Meri

      E morre Vengu, po si ha hodhe burgut per mbetjet kimike qe hodhe anijen ne det te mbushur me to? Cudi e madhe….

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xha

        PeDerastatet gjithmonë kanë qenë kundër Shqipërisë

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje