Katër vatra zjarri në 24 orët e fundit, autoritetet: Mos digjni bimësinë pa leje, kërkoni ndihmën e autoriteteve

9 Korrik 2026, 15:35Kronika TEMA
Katër vatra zjarri në 24 orët e fundit, autoritetet: Mos digjni

Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin janë regjistruar katër vatra zjarri.

Shërbimi Zjarrfikës thotë se ndërhyrja ka qenë e shpejtë, duke shuar të katër vatrat, por kërkohet nga bujqit që të mos djegin bimësinë pa kërkuar më parë ndihmën e autoriteteve.

Janë djegur rreth 9.5 hektar pyje, kullota, pemëtari. Janë angazhuar rreth 140 forca zjarrfikëse në të gjithë terrenin dhe 19 automjete zjarrfikëse”.

Nëntë ditët e para të Korrikut sollën edhe vatra të shumta zjarresh në Lezhë, Kavajë e Fier, ku ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit i kërkuan bashkive zbatimin e planeve të hartuara, ku u përfshinë edhe grupet vullnetare.

Ministri i brendshëm, zoti Lamallari, ka bërë një takim me strukturat vendore, të gjithë drejtuesit e bashkisë bashkë me drejtuesit e në nivel qendror, drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, drejtorin e agjencisë kombëtare të mbrojtje civile, dhe atë të urgjencës kombëtare për të bashkëpunuar për tëpasur një koordinim sa më efikas përsa i përket vatrave të zjarrit”.

Shërbimi Zjarrfikës u kujton të gjithë piromanëve edhe përgjegjësitë ligjore për zjarrvëniet e qëllimshme.

Tashmë kodi penal është shumë i ashpër në këtë rast dhe qytetarët duhet të kenë shumë kujdes dhe të mos të bien pre e djegies së pastrimit në këto momente. Nga data 30 prill deri në 1 shtator është kategorisht e ndaluar djegia e tyre”.

Në këto ditë me temperatura të larta zjarret sado të vogla mund të marrin përmasa të mëdha të favorizuara nga temperaturat dhe era e fortë.

Lini një Përgjigje