Taulant Balla ka vijuar me ‘fushatën’ e transparencës në rrjete sociale për identifikimin e ‘sorrave.’ Ai ka publikuar foto të dy protestuesve në Strasburg, ku një grua mban edhe të dyja duart me dy gishtat lart siç e ka zakon kreu i PD. Protestuesi tjetër mban në duar celularin, ku kamera duket se është fokusuar diku.
Sipas shefit të grupit parlamentar të PS, protestuesit janë dërguar prej Berishës në hotelin ku po qëndrojnë deputetët socialistë. Më tej, nxjerr në pah ndryshimin midis kohërave kur Berisha dikur dërgonte Sali Lushën për sulme fizike, ndërsa sot kërkon materiale të filmuara.
“Ja dhe dy sorra që na i çoi Saliu tek hoteli në Strasburg. Jam i sigurt që nesër do të postojnë një video si na pritën ne me protesta dhe televizioni i Saliut do të mbushë lajmet. Pse po pini birra ishte sulmi. Kanë ndryshuar kohërat, dikur çonte Sali Lushën për sulme fizike. Sot i çon për filmime”, shkruan Balla.
Por mirë more shokë por si është e mundur që Saliu ka 60 vjet që jeton në Tiranë dhe përsëri ka mbetur fshatar i pagdhendur saqë dhe gjuhën shqipe e flet si koqevar.
Fushata lincuese e balle brigadierit do te thuash. Stil komunist dhe diktatorial qe perdoret ne kohet e renies se fasades dhe propagandes se pushtetit