“Po me Rozafën çfarë keni o patriota”, sulm online edhe Kalasë së Shkodrës, Rama: T’i përzëmë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin?

11 Korrik 2026, 13:47Politika TEMA
“Po me Rozafën çfarë keni o patriota”, sulm online

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në lidhje me ofensivën e përhapur në rrjetet sociale për të dhënë përshtypje negative ndaj bizneseve në “Google”.

Përveç bizneseve, kështë lëshuar edhe një seri përshtypjesh negative ndaj Kalasë së Rozafës në Shkodër, çka edhe ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit.

“Po me Kalanë e Rozafës çfarë keni o patriota apo ta shkatërrojmë sa të mundemi turizmin, se duhet t’i përzemë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin ëëë?!

Uroj që prokuroria të veprojë një orë e më parë me këta dhunues të pronës publike e private dhe shantazhues të qytetarëve të këtij vendi”, shkruan Rama.

Top Channel

Lini një Përgjigje