Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vlerësimet negative të publikuara në platformat online për një sërë hotelesh, bujtinash dhe restorantesh, duke e cilësuar situatën si një “sulm të organizuar” ndaj sipërmarrjeve shqiptare.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se autoritetet shqiptare i janë drejtuar Google për ndihmë, me qëllim rikthimin e vlerësimeve të bizneseve që, sipas tij, janë dëmtuar nga një fushatë e koordinuar.
Sipas kryeministrit, rreth 10 mijë llogari të hapura enkas kanë organizuar dhe orkestruar një sulm ndaj bizneseve turistike, duke u hequr atyre vlerësimet pozitive të fituara nga klientët.
Kryeministri shton se Policia e Shtetit po vijon hetimet për atë që e konsideron një skemë kriminale, ndërsa, sipas tij, me ndihmën e Google, faqet e bizneseve po rikuperojnë gradualisht vlerësimet e tyre.
“Jehona e një TURPI ALLA SHQIPTARÇE arriti deri në majën e piramidës së Google, ku autoritetet tona kërkuan ndihmë për të nxjerrë një sërë sipërmarrjesh nga BLOZA E TERRORIT DIGJITAL të ushtruar prej pengmarrësve të protestës së flamingove, të cilët përmes 10 mijë llogarive të hapura enkas organizuan dhe orkestruan një SULM TË PADËGJUAR KRIMINAL mbi hotele, bujtina, restorante, duke u hequr me DHUNË yjet e mbledhura nga përshtypjet pozitive të klientëve
Pra, logjika e hurit dhe drurit që i ka dhënë protestës ngjyrën e sorrave e zërin e korbave: Nuk duam investorë të huaj, nuk duam biznese vendase, duam litar, burg, zjarr – tip naziskinësh me qeleshe e komunistash me flamur në qafë, laro e balo të duartrokitur me pasion nga dështakëzemërakë të rënë nga vakti, plot urrejtje, ligësi e mediokritet të pangushëllueshëm
Policia vijon me hetimin e skemës kriminale, ndërkohë që me ndihmën e Google-it faqet e sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara me punë e mund të madh.”
Nxirini me foto te gjithe qe ti shohe populli se monstra jane dhe bejini shembull qe here tjeter te mendohen mire perpara se te hane mut kundra biznesit shqiptar qe ka kusuret e veta sepse per mendimin tim nese do mbajne cmime normale xhiro e tyre do dyfishohet. Pra e kishim fjalen tek llumi i te gjitha ngjyrave qe menduan se u be deti kos dhe do turreshin edhe njehere si ne 97' per te shkaterruar dhe plackitur Shqiperine. Tani le ti vazhdojne protestat si LLAPA ashtu dhe plehrat dhe llumi qe i ndjek pas.
Sipas jevgu ardhacak ne Shurrel, shqiptaret me qeleshe qenkan naziskin!!!! Jevgu i poshter drogaxhi qe ka ëushtuar Shqiperine ne bashkëpunim me hajdutet, drogaxhinjet dhe qëbesirat antishqiptare turkogreserbe dhe Robertat sikur ti.
Po drejtesia e recfare ben ne kete rast?