Dyshohet se lejoi një person të ndaluar të shkelte masën “arrest në shtëpi”, AMP arreston efektivin në Dibër

10 Korrik 2026, 21:20Kronika TEMA
Dyshohet se lejoi një person të ndaluar të shkelte masën

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Kukës–Dibër, ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Në pranga është vënë Megin Gani Ademi, 32 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër.

Nga hetimet e zhvilluara nga AMP ka rezultuar se efektivi dyshohet se nuk ka kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në lidhje me largimin e shtetasit Amir Muaremi, i cili ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ishte në proces ekstradimi drejt Republikës Federale të Gjermanisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë kompetente, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Lini një Përgjigje