KLGJ merr vendimin, rrëzohen kërkesat e ish-anëtarëve të Vettingut për t’u bërë gjyqtarë të Apelit

10 Korrik 2026, 16:55Kronika TEMA
KLGJ merr vendimin, rrëzohen kërkesat e ish-anëtarëve

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka rrëzuar kërkesat e disa ish-anëtarëve të institucioneve të Vettingut për t’u emëruar në pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes plenare të zhvilluar këtë të premte, ku KLGJ shqyrtoi një sërë çështjesh që lidhen me sistemin gjyqësor.

Njoftimi.

Sot, më datë 10.07.2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Në përmbushje të detyrimeve ligjore, Këshilli miratoi raportin e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtares znj. Brunilda Kadi, për vitin 2024.

Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit z. Adrian Shega për periudhën 2021-2023”.

Këshilli vendosi për caktimin me short të relatorit për procedimin disiplinor nr. 1/2026, të filluar ndaj magjistrates znj. Suela Dashi, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Këshilli vendosi për zgjatjen e afatit të caktimit në skemën e delegimit të gjyqtarit z. Sokol Ibi.

Në vijim, Këshilli miratoi vendimin për ricaktimin e gjyqtarit të skemës së delegimit z. Sokol Ibi, në Gjykatën Administrative të Apelit.

Këshilli vendosi rrëzimin e kërkesave, për caktimin në pozicionin gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për:

– znj. Suela Zhegu;

– znj. Firdes Shuli;

– znj. Alma Faskaj;

– znj. Brunilda Bekteshi;

– znj. Pamela Qirko;

– z. Olsi Komici;

– znj. Valbona Sanxhaktari;

– znj. Xhensila Pine;

– znj. Etleda Çiftja;

– z. Roland Ilia.

Pas hedhjes së shortit, Këshilli vendosi për zëvendësimin e nëpunëses përgjegjëse për vlerësimin znj. Merita Karaj në procedurat e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve.

Më tej, Këshilli vendosi për deklarimin e përfunduar pa një vendim përfundimtar të procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidaten për në programin e formimit fillestar, në Shkollën e Magjistraturës, viti akademik 2026-2027, profili ndihmës ligjor, znj. Kledjana Llalla.

Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “Mbi rishpërndarjen (transferimin) e fondeve buxhetore në programin 03310, buxheti i gjykatave, në shpenzime korrente, për vitin buxhetor 2026”.

Në përfundim, Këshilli vendosi për miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 29.04.2026 dhe 06.05.2026.

1 Komente

  1. K
    Kryevidhi

    Robt e fisin ku ti kene plehrat e KPK. Do me u be gjyqatre edhe ajo hundqyrra e Kryevidhit te Kavajes. Ptu te qifsha rracen e ndyre'

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje