Vrasja e tregtarit Besnik Hida në vitin 2019 në Lushnje, SPAK përfundon hetimet

10 Korrik 2026, 11:25Kronika TEMA
Vrasja e tregtarit Besnik Hida në vitin 2019 në Lushnje, SPAK

SPAK ka përfunduar hetimet për vrasjen e tregtarit Besnik Hida, ngjarje e regjistruar në vitin 2019 në Lushnje.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar gjykimin e Ardjan Ahmetaj si bashkëpunëtor në vrasjen e 40-vjeçarit dhe pushimin e çështjes për Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin për pamjaftueshmëri provash.

Ahmetaj dyshohet se mori pjesë në vrasjen me kallashnikov të Besnik Hidës në 1 tetor të vitit 2019, në kohën kur ky ai po konsumonte kafe në lagjen “Skënder Libohova” në qytetin e Lushnjës.

40-vjeçari u ekzekutua nga dy persona të cilët nuk janë identifikuar ende nga Prokuroria e Posaçme për shkak se kanë qenë me maska, ndërsa Ardjan Ahmetaj ka patur rolin e ndihmësit.

Lini një Përgjigje