Europa dominon Kupën e Botës, tani UEFA duhet të kërkojë më shumë vende për 2030-ën

13 Korrik 2026, 11:20Sport TEMA
Europa dominon Kupën e Botës, tani UEFA duhet të

Tre gjysmëfinalistë nga katër janë europianë: shumë pak 16 vendet e sistemit aktual kualifikues. Nyon-i duhet të kërkojë të paktën edhe 2 vende të tjera.

Pas pak do të mendohet për Kupën e Botës 2030. Por me çfarë fytyre FIFA e meritokracisë, e renditjes që vendos gjithçka, e respektit të vlerave, do ta prezantojë Botërorin e ardhshëm? Me të njëjtën shpërndarje vendesh si në 2026-ën?

Në Botërorin amerikan, 3 gjysmëfinalistë nga 4, Franca, Spanja dhe Anglia, janë europianë. Një është amerikano-jugore, Argjentina. Pjesa tjetër e botës, tek më e bukura e eventit, zhduket si gjithmonë. Formula 65-24-1-1-1 tregon skuadrat e kualifikuara për kontinent në gjysmëfinalet e 23 turneve, nga i pari në Uruguaji 1930, te ky amerikan. Europa ka çuar 65 skuadra (71%), Amerika e Jugut 24 (Brazil, Argjentinë, Uruguaji, plus Kili 62).

Pastaj një afrikane në 2022-shin, Maroku, një aziatike në 2002-shin, Koreja e Jugut. Nëse do të respektonim këto shifram, do të ishte një Europian.

Botërori do të festojë 100-vjetorin në eventin e organizuar nga 3 vende në 2030-ën, Spanja, Portugalia dhe Maroku, me prologun në Uruguaji, Argjentinë dhe Paraguaji. Në 2029-ën fillojnë kualifikueset europiane me sistemin e ri të UEFA-s. I bukur, por akoma më kompleks se ai paraardhës, në stilin e Champions-it të ri.

Janë 36 skuadrat më të mira të Nations që do të ndahen nga 3 mega-grupe me nga 12 kombëtare secili. Rregullorja vendoset në shtator, por me situatën aktuale do të shohim një provë mbijetese. Llogaritë janë që 4 të parat e çdo grupi, 12 në total, të kualifikohen direkt. Pastaj, më të mirat e 24 të tjerave do të bëjnë një Play-off me më të mirat e serive inferiore.

Nëse vendet do të mbeten 16: me Spanjën dhe Portugalinë të kualifikuara si vende pritëse, nuk përjashtohet perspektiva e një reduktimi. Është rasti për të pasur të paktën 18 skuadra europiane në Botëror pa bërë asnjë skandal.

E gjitha kjo, teksa 6 skuadrat amerikano-jugore luajnë turneun e tyre gati “stërvitor”. Brazili, që u rendit i 5-ti, në Europë do të rrezikonte shumë. Pastaj janë edhe organizatorët, duke përfshirë edhe Paraguajin.

Nëse FIFA ka përgjegjësi më të mëdha, UEFA nuk është imune nga kjo lojë. I takon Nyon-it të kërkojë më shumë, sepse janë bazat sportive për një propozim zyrtar. U takon së pari federatave europiane të trokasin te Ceferin për interesin e tyre.

Lini një Përgjigje