Bilancet vjetore të bizneseve - OKB: 31 korriku, afati i fundit i dorëzimit

13 Korrik 2026, 15:20Ekonomia TEMA
Bilancet vjetore të bizneseve - OKB: 31 korriku, afati i fundit i

Bizneset kanë afat deri më 31 korrik që të dorëzojnë pasqyrat financiare vjetore për vitin 2025 pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Sipas institucionit, subjektet tregtare mund të bëjnë dorëzimin e bilanceve në mënyrë elektronike përmes portalit e-albania në shërbimin për depozitimin e pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit.

Përveç bilancit vjetor, dokumente të tjera që duhen dorëzuar sipas rasteve të parashikuara në ligj përfshijnë edhe raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit.

Detyrimi i raportimit u takon subjekteve që paguajnë tatimin mbi fitimin korporativ ose tatimin mbi të ardhurat personale biznesore, në rastet kur qarkullimi vjetor mbi 5 milionë lekë.

Për organizatat jofitimprurëse, detyrimi për dorëzimin e pasqyrave financiare përcaktohet vetëm mbi bazën e qarkullimit (mbi 5 milionë lekë), pa u kushtëzuar nga përgjegjësia për Tatimin mbi Fitimin Korporativ.

Qendra Kombëtare e Biznesit u kërkon subjekteve përkatëse që të përmbushin detyrimin brenda 31 korrikut, pasi në të kundërt në rast të tejkalimit të afatit parashikohen edhe gjoba në 60 mijë lekë.

Lini një Përgjigje

Blog Tema