Avokati i Popullit gjen kushte çnjerëzore në burgun e Shënkollit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital, jo burg me dy psikiatër

13 Korrik 2026, 15:56Kronika TEMA
Avokati i Popullit gjen kushte çnjerëzore në burgun e

Avokati i Popullit po zhvillon sot dhe nesër një inspektim të paparalajmëruar në burgun e Shënkollit, në kuadër të mandatit si Mekanizëm Kombëtar për Parandalimin e Torturës.

Gjetjet paraprake janë shqetësuese. Grupi i inspektimit konstatoi mbipopullim të rëndë të ambienteve të akomodimit dhe mungesë të theksuar të personelit mjekësor, në raport me nevojat shëndetësore të të burgosurve. Kushte të tilla cenojnë dinjitetin njerëzor dhe standardet minimale të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës (CPT).

"Problemi kryesor është se duhet të ishte një spital me siguri të lartë, jo një burg me dy psikiatër”,-deklaroi Avokati i Popullit, Endrit Shabani pas inspektimit.

Gjatë inspektimit po verifikohen kushtet e akomodimit, kujdesi shëndetësor, regjistrat e ankesave dhe po zhvillohen biseda private me të burgosur, pa praninë e stafit të institucionit.

Pas përfundimit të inspektimit, Avokati i Popullit do t’i përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve raportin e plotë me gjetjet dhe rekomandimet konkrete. Institucioni do të krahasojë gjetjet me inspektimin e vitit të kaluar në burgun e Shënkollit për të verifikuar zbatimin e tyre.

Kushtet në burgje nuk janë çështje mëshire apo favor, por një detyrim kushtetues i shtetit ndaj çdo personi që ndodhet nën kujdesin e tij.

 

2 Komente

  1. j
    jon

    Hajdutin Prençi përse e mban afër që të mësoi se si të vjedhësh...

    Përgjigjjuni
    1. v
      vk

      epo ai stan ate bulmet ka

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema