Ekspertët apelojnë se fushata denigruese dhe dëmtuese që po zhvillohet në rrjetet sociale ndaj bizneseve, nuk cenon vetëm pronarët e tyre, por ekonominë.
Nga studio e emisioni E-ZONE Klodian Muço, ekspert për ekonominë thotë se biznesi nuk ka ngjyrë politike
“Kultura qytetare e lidh individin me biznesin. Pronarë të caktur po sulmohen për qëndrimin e tyre individual. Biznesi nuk ka ngjyrë politike, edhe pse ai mund të bashkëpunojë me qeverinë. Çdo sulm në drejtim të tyre është sulm për ekonominë. Shqipëria numëron 1 milion të punësuar. Vetëm afro 200 mijë prej tyre janë në shtet. Pjesa tjetër janë në sektorin privat. Po flasim për motorin e ekonomisë, çdo dëmtim ndaj sektorit privat sjell një efekt zinxhirë”, tha Muço.
Ndërkohë Nadia Elbasani pedagoge IT thotë se gjuha e urrejtjes që po përcillet në rrjete ka një impakt të fortë dhe përhapet me shpejtësi.
“Rrjetet sociale janë ndërtuar në një mënyrë të tillë që të tërheqin sa më shumë vemëndje. Ndërkohë një koment negative tërheq më shumë shikime dhe klikime se një koment pozitiv. Impakti negative që ato shkaktojnë tek aktiviteti ekonomik është i vështirë për t’u matur, ndërsa efekti i parë është ulja e numrit të ndjekësve në rrjetet sociale. Çdo kush që është në rrjetet socile duhet të jetë shumë i kujdesshëm në ato që komenton se pasi çdo fjalë ka efekt direkt”, tha Nadia Elbasani në emisionin E-ZONE.
Policia njoftoi se ka nisur verifikimet për afro 10 mijë llogari në rrjete sociale që bëjnë komente denigruese ndaj sipërmarrejes. vizionplus
Lini një Përgjigje