Flamur Noka në garë me shalqinjtë

15 Korrik 2026, 19:37Blog Nga Hermes Kafexhiu

Duket për të qeshur, po nuk është aspak.

Samir Korreshi do jetë në garë përballë Flamur Nokës për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së. Situata nuk është qesharake, po është serioze. Është opozita më e madhe e vendit, edhe pse ka një rënie dramatike pas protestës në kufijtë e 28 përqindëshit.

Mirëpo ajo çka është qesharake në këtë mes është gara. Pa asnjë sens paragjykimi ndaj zotit Korreshi, por vetë statura e tij e paraqitur nga vetë ai me doza komike, i jep një dozë të tillë postit të tij sa të bën ta shikosh këtë si një barsaletë.

Edhe e tillë është një barsaletë.

Po flasim për Sekretarin e Përgjithshëm. Postin që ka ndikuar në PD në këto 4 vite më shumë se kushdo tjetër dhe në çdo proces pas Berishës. Madje është përfolur se ka bërë gjëra edhe pa pyetur Berishën.

Flamur Noka ka qenë figura që ka ndikuar më shumë në rënie elektorale të PD-së. Pozicioni, ndërhyrjet e tij në prishjen e garave të brendshme, nepotizmi i tij në prishjen e konkurrencës së brendshme, edhe mbi të gjitha një figurë humbëse elektorale prej më shumë se 5 zgjedhjesh e bën PD-në gërmadhë pa asnjë aspiratë për fitore.

Figura e Flamur Nokës nuk është pasqyrim vetëm i një posti, po është pasqyrimi i Partisë Demokratike përballë 2030.

Një figurë e akuzuar, e diskredituar publikisht, një figurë që përveç shfaqjes së dhunës, egërsisë, injorancës politike, e shumë elementëve të tjerë, kundrejt asaj çka më shumë e ka mbajtur në politikë, dinakërisë së tij për të qenë sorollop e sallahan, që kudo ku ndyn bën të dalë mbi një tokë një ferr që mbjell mbi demokratët beterr, të bën ta shohësh këtë si një dëshirë të brendshme dhe organike për t’i lënë demokratët në opozitë.

Me zgjedhjen e Nokës dhe me këtë garë qesharake, PD-ja zyrtarisht i jep më shumë oksigjen Ramës dhe mbi të gjitha shton dhe më shumë pesimizmin ndaj PD-së, mosbesimin ndaj Berishës dhe e çon gjithë rrjedhën në një vijë tjetër opozitare.

Me këtë zgjedhje ka gjasë që demokratët të shkojnë tek partitë e reja.

Edhe partitë e reja qofshin të verbra nëse nuk përfitojnë nga kjo lëvizje për ta shpartalluar plotësisht PD-në.

PD nuk ka sot më respekt për historinë e saj.

I doli djalli nga temjani dhe tani është vetëm si një rimorkio e lodhur që ecën krejt e ndryshkur përballë elektoratit të saj të drobitur, vë Flamur Nokën përballë shalqinjve, në një garë që do duhej të ishte një tregues ripërtëritjeje.

PD-ja tanimë u ça dhe mbiu kungull!

3 Komente

  1. S
    Stape Pashi

    Sajmir Koreshi ai deputeti i lakrave, preshve e specave Sekretar i Pergjithshem i Sa_lehit?!?! Tironsit e vjeter kishin per te thone:- Qyqa none ça gamori!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arma Vlora.

      Ç'farë zhvillimi mundë të ketë politika . Shiptare dhe civizimi një vendi kur për krah ke opozitë MUTI ME KUFOMA DHE KËRMA.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Foni

        Jeni bërë të mërzitshëm me ndarjen PD-PS, ato janë një; njëra bënë sikur qeverisë vëndin por për mision ka vjedhjen e fondeve publike, tjetra bënë sikur është opozitë, por në fakt kujdes të vetëm ka ruajtjen e statuquos. Këtë e bënë me të vetminë qëllim sepse vjedh fondet publike nëpërmjet krijimit të kompanive private, por dhe nuk mban përgjegjësi për vjedhjen që bënë. Pozicioni i PD është shumë më komode se i PS. Berisha është dobiç i lindur, njeh deri në detaj dëshirën e pafre, të përjetshme për pushtet të Ramës dhe për t'a shfrytëzuar për interesa të tij i duhet vetëm ruajtja e kontrollit mbi PD, pra mbi mender opozitën. Kaq është politika "gjeniale" e këtyre dy vemjeve komuniste që kanë marrë përsipër ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracinë tonë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje