
Flamur Noka dhe Saimir Korreshi kanë pozuar të buzëqeshur dhe me dy gishtat lart gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Fotoja vjen pikërisht në ditën kur Korreshi u shpall kandidat përballë Nokës për postin e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së. Megjithatë, “rivaliteti” duket se mbetet vetëm në fletën e votimit, pasi dy demokratët nuk kanë lejuar që një post t’u prishë miqësinë.
Kandidatura e Korreshit u bë e ditur vetëm këtë të mërkurë, ndërsa rizgjedhja e Nokës konsiderohet gjerësisht si rezultati më i pritshëm i votimit.
njeri gomar e tjetri hajdar