Pas mosdakordësisë në votim për rendin e ditës mes mazhorancës dhe opozitës, deputetët socialistë kanë vijuar takimin për të dëgjuar gjetjet e ekspertëve, të cilët kanë prezantuar raportin e Reformës Administrativo-Territoriale në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm.
Raporti i prezantuar përmbledh gjetjet e procesit disamujor të analizës së organizimit territorial të vendit, bazuar në dëgjesat publike, konsultimet me ekspertë, institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë.
Sipas ekspertëve, analiza evidenton nevojën për forcimin e kapaciteteve të njësive të vetëqeverisjes vendore, përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike dhe rritjen e eficiencës administrative. Raporti përmban gjithashtu rekomandime për thellimin e decentralizimit fiskal dhe funksional, si dhe për adresimin e sfidave demografike dhe zhvillimore në nivel vendor.
Mungesa e opozitës në mbledhje u cilësua nga përfaqësuesit e mazhorancës si një tjetër rast i sabotimit të procesit, ndërsa komisioni po vijon prezantimin dhe diskutimin e gjetjeve të ekspertëve.
Lini një Përgjigje