BIRN si blog personal i protestuesit Erebara

15 Korrik 2026, 16:58Politika TEMA

 

BIRN si blog personal i protestuesit Erebara

Një nga drejtuesit e protestave në bulevard, Gjergj Erebara, ka kërkuar të mos ngatërrojnë punën e tij si gazetar me detyrën e tij si aktivist shoqëror në protestat në bulevard. Në një status në Facebook, Erebara shkruan se: “Unë jam gazetar, jam dhe qytetar. Unë protestoj si qytetar”. Është pozitive që formalisht i ndan në publik këto dy identitete të tij, njërin politik e tjetrin profesional.

Askush nuk është i shqetësuar që Erebara është edhe qytetar, edhe gazetar. Problemi është se Erebara drejton një fushatë kundër kolegëve të tij gazetarë, që janë vetëm gazetarë në këtë histori, por natyrisht janë të lirë të mos jenë dakord me Gjergj Erebarën protestues. Ai ka drejtuar fushatë kundër medias në gazetë dhe fushatën kundër biznesit të turizmit, duke qenë entuziast për review-t negative të prodhuara jo nga klientë turizmi, por nga patronazhistë të Erebarës në bulevard.

BIRN si blog personal i protestuesit Erebara

Pra, problemin që ai ka është vetë kërkon që shoqëria ta ndajë në dy copa atë, herë si gazetar, herë si qytetar, kurse ai vetë i jep vetes lirinë të përdorë punën si gazetar dhe si protestues kundër lirisë së të tjerëve.

Fjala vjen, një nga raportimet e fundit të BIRN rreth koncertit të Kanye West ishte shkruar bazuar në blogjet agresive të mbështetësve të protestës nue Reddit, që ankoheshin se koncerti kishte shumë konfuzion. Të njëjtat blogje të Reddit janë ato që kanë bërë thirrje linçuese për kolegë gazetarë të Erebarës dhe që duket se janë shumë familjare me të. Po të kishte pak profesionalizëm, mund të pyeste dhe ndonjë qytetar që ka shkuar në koncert, se ndoshta dhe ai mund t’i thoshte që ishte konfuzion. Por përpjekja për të legjitimuar si fakte thashetheme blogjesh dhe mania e tij për të përgjuar çdo postim politikani apo gazetari që nuk është dakord me të, përveçse të sjellin në mend spiunët e lagjes, na kujtojnë të gjithëve se BIRN, që financohet nga disa taksapagues evropianë, është kthyer në një blog personal të Erebarës për qëllime tërësisht personale, duke përdorur gjysmën e tij si gazetar i punësuar aty për të ndihmuar gjysmën tjetër si qytetar agresiv ndaj kujtdo që nuk është dakord me të.

4 Komente

  1. M
    Martini

    Kush e financon këtë personazh ?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parid

      Familje spiunash sigurimi . Prandaj e ka qef komunizmin plehra

      Përgjigjjuni
      1. s
        s

        Une si gazetar te heq kapucin ( po themi) tani une por une si qytetar ( si psh erebara ) te shan me liber shtepie. Pra i bie ka dy te ndenjra nje ta mbaje e nje ta caje.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lubi Malltezi

          Pas dy javesh fillon punen ambasadori i ri i Amerikes ne Tirane dhe pronaret e bizneseve te sulmuara egersisht nga Erebara.Bushati.Lubonja,Shehaj duhet ti kerkojne ndihme ambasadorit qe te ndikoje tek SPAK dhe palaçot qe vetquhen prokurore atje, te ngrejne akuza sa me pare.Nder pronaret e bizneseve te sulmuara ka edhe persona me nenshtetesi amerikane.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje