Një moment sa komik, aq edhe domethënës, është regjistruar gjatë protestës së 46-të para Kryeministrisë, ku përpjekja për të ruajtur pamjen e një sheshi të bashkuar u prish sapo dikush tentoi të ndërhynte te mikrofoni.
Teksa një qytetare po mbante fjalën, një prej të pranishmëve iu afrua dhe tentoi t’ia merrte mikrofonin. Reagimi i saj ishte i menjëhershëm:
“Ik, ulu aty dhe qepe gojën!”
Pak çaste më vonë, mikrofoni iu fik. Por qytetarja nuk u ndal, duke e zhvendosur përplasjen nga përmbajtja e fjalimit te aftësitë teknike të organizatorëve:
“Një mikrofon ju kanë dhënë dhe nuk dini ta komandoni. Kaq vlera kini!”
Momenti tregoi se harmonia e shfaqur në shesh funksionon më së miri për sa kohë askush nuk tenton t’i marrë fjalën tjetrit. Në çastin e parë të kundërshtimit, thirrjet për bashkim ia lënë vendin urdhrave për të heshtur dhe fikjes së mikrofonit.
Kështu, protesta që kërkon t’i japë zë qytetarëve, për disa sekonda u përball me pyetjen më të vështirë të saj: çfarë ndodh kur qytetari me mikrofon nuk thotë atë që duan të dëgjojnë të tjerët?
Turli idesh,pikëpamjesh i Revolution Flamingo ku secili mundohet të shfaq idiotësit.
Sa me teper flasin, aq me teper shumica u ve vulen.
Smbeti baxhellë pa dalë në këtë protestë..
BRAVO ZONJE jane patronaxhistat e Rames e Berishes. Rofte populli shqiptare qe u zgjua, e cohet kunder mafjes 35 vjecare,e kane marre vendin peng. poshte sistemi i demonve ,i grabitesve AMEN.