FIFA thyen rregullat e futbollit, transmetuesit e finales së madhe po përgatiten për pushimin “XXL”

15 Korrik 2026, 15:20Sport TEMA
FIFA thyen rregullat e futbollit, transmetuesit e finales së madhe po

Skenari më i keq i imagjinuar mund të bëhet realitet. Shumë transmetues të Botërorit 2026 mësohet se janë përgatitur nga FIFA që të bëhen gati se finalja e madhe e turneut në Nju Xhersi do të ketë një spektakël të mirëfillitë si të ishte një finale Super Bowl-i.

Sipas “BBC” pushimi mes pjesëve në këtë takim special nuk do të jetë më 15 minuta, por 20’-25’.

Në “New Jersey Stadium” pritet që të performojnë artistë si Madonna, Shakira dhe BTS. Ky ndryshim plani ka indinjuar botën e futbollit, e cila shikon e pafuqishme teksa vetë FIFA shkel njërën pjre rregullave të vendosura nga IFAB. Pika 2 e Nenit 7 (merret me kohëzgjatjen e lojës) tregon qartë se mes pjesëve lojtarët kanë mundësi që të pushojnë jo më shumë se 15’.

1 Komente

  1. T
    Tifozi nga USA

    Paraja te prish mendjen, per para behet cdo gje. Federatat e Futbollit te abandonojne FIFA. Te krijojne nje Institucion te ri me rregulla qe I sherbejne Sportit. Futbolli eshte bere biznes, shikoni sa ka vajtur bileta e finales.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje