Sekreti shqiptar i “Odisesë” së Christopher Nolan: Kolona zanore e filmit të shumëpritur u frymëzua nga iso-polifonia labe

15 Korrik 2026, 16:05Kulturë TEMA
Sekreti shqiptar i “Odisesë” së Christopher Nolan: Kolona

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludwig Göransson, ka zbuluar se kolona zanore e filmit “Odisea” të regjisorit Christopher Nolan është ndërtuar edhe mbi tingujt autentikë të iso-polifonisë shqiptare, një nga traditat më të lashta muzikore të Ballkanit.

Në kërkim të një identiteti të veçantë muzikor për adaptimin e poemës epike të Homerit, Göransson udhëtoi në jug të Shqipërisë, ku kaloi një javë duke regjistruar këngë iso-polifonike – një formë e lashtë e këndimit që, sipas tij, nuk ishte përdorur kurrë më parë në një film të këtij përmasash.

Por udhëtimi nuk përfundoi me kaq.

Kompozitori regjistroi edhe tingujt e fyellit të barinjve shqiptarë, një instrument që vazhdon të shoqërojë jetën në malet e Jugut prej mijëra vitesh. Për ta kapur këtë atmosferë autentike, ekipi i filmit duhej të zgjohej në orët e para të agimit.

“Duhej t’i përfundonim regjistrimet deri në orën 6 të mëngjesit, sepse ata ngriheshin në orën 4 për t’u kujdesur për delet,” rrëfen Göransson.

Ky detaj tregon përkushtimin e jashtëzakonshëm të ekipit krijues për të sjellë në ekran jo vetëm një histori të lashtë, por edhe tinguj të vërtetë, të paprekur nga koha.

Edhe vetë Christopher Nolan ka shpjeguar se synimi i tij ishte ta rrëfente “Odisean” ndryshe nga çdo adaptim i mëparshëm. Sipas regjisorit, sfida ishte të rikthente në jetë një histori që ka formësuar kulturën botërore për afro tre mijë vjet, duke i dhënë asaj një identitet të ri artistik.

Për Shqipërinë, ky është një moment me vlerë të veçantë kulturore. Një traditë shekullore si iso-polifonia e Jugut, e trashëguar brez pas brezi dhe e lidhur ngushtë me jetën e komuniteteve shqiptare, bëhet pjesë e kolonës zanore të një prej prodhimeve më ambicioze të Hollywood-it, duke çuar jehonën e saj nga malet shqiptare drejt kinemave në mbarë botën.

4 Komente

  1. J
    Janullatosi topefagosi

    Mos ,,do na helmojne karrin me llape tani gojoret e burdellos se janulles (topefagosi,klimax,enter-vlonjati,Ac/Dc,andrea,”tironsi “)::dhe po te futen llapen prej gjarperi keta,,te helmohet karri brenda secondes,,hajde te gjesh prifte te te sheroje topet pastaj,,,ptyyyyyy rrace miu mallkuar qofte kush ju dha pashaport njeriu,,ptyyyyyyyy

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lexuesi

      Tani ja hodhem bythes. Kemi shekuj qe mezi e prisnim kete ngjarje. Pas kesaj ja vlen te jetosh ne vendin me me kulture ne bote.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Metadata

        çe do qe Helenen e Trojes e ka bere afrikane lol

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hmmmm!

          Ky eshte suksesi me i paarritshem shqiptar. Tani mund te krenohemi vertet qe jemi vendi me me kulture ne bote.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje