4 ditë festë e “Mik Festival” u mbyllën në Korçë.
Ky ishte edicioni i 9 i këtij aktiviteti që bëri bashkë artistë nga vende të ndryshme.
Mbrëmja përmbyllëse solli për artdashësit muzikën që e ka shoqëruar qytetin e Korçës. Festivali bëri bashkë muzikën klasike, jazzin, baletin dhe muzikën tradicionale.
Në skenë u ngjitën edhe këngëtarë që jetojnë prej vitesh jashtë Shqipërisë dhe performuan sërish për publikun shqiptar.
Emocione përcolli edhe një prej zërave më të spikatur të serenatave korçare, Zhani Suljoti.
Festivali u dha hapësirë edhe artistëve të rinj.
Edhe këtë vit “Mik Festival” u konfirmua si një prej aktiviteteve më të rëndësishëm të verës në Korçë.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje