Më 13 korrik 1878 Kongresi i Berlinit përfundoi me vendime fatale për të drejtat e popullit shqiptar

13 Korrik 2026, 19:22Kulturë TEMA
Më 13 korrik 1878 Kongresi i Berlinit përfundoi me vendime fatale

Më 13 korrik 1878 Kongresi i Berlinit përfundoi me vendime fatale për të drejtat e popullit shqiptar.

Kongresi kishte nisur që më 13 qershor 1878, pas krizës ruso-turke për të rishikuar Traktatin e Shën Stefanit. Në këtë kongres ishin shtatë shtetet më të fuqishme të kohës: Gjermania, Anglia, Austro-Hungaria, Rusia, Franca, Italia dhe Turqia.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes famëkeqe mes Rusisë e Turqisë, Shqipërisë nuk iu njoh asnjë e drejtë territoriale. Në mbrojtje të trojeve shqiptare, u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e cila në programin e vet parashihte bashkim e katër vilajeteve në një të vetëm, me qëllim për të mbrojtur trojet etnike.

Në tryezën e bisedimeve në Berlin u legjitimua copëtimi i trojeve shqiptare. Plava, Gucia dhe më pas Ulqini iu dhanë Malit të Zi si dhe u njohën pretendimet e serbëve për Nishin, Pirotin, Toplicën dhe Vranjën. Greqia zgjeronte territorin nga Narta deri në Kepin e Stillos. Duke mos marrë në konsideratë aspiratat e popujve ballkanike, Kongresi i Berlinit hodhi themelet për krizat e ardhshme në rajon. A.K./TemA

4 Komente

  1. G
    Gaz

    Vendet me mardhenje STRATEGJIKE me Shqiperine per momentin!!!! Te qeshesh apo te qashe?

    Përgjigjjuni
    1. I
      Imam shefket-sytari

      Kjo është një kujtesë për të gjithë “sulltanofilët” e kohëve moderne që po jetojmë, se gjasme perandorija kriminale osmano-turke, i paska mbajtur të privilegjuar arrnautët! Ja ky është shpërblimi, që kjo perandori kriminale dhe antishqiptare, i dha populllit shqiptar, për nderet që ato “arrnautë” gjakprishur i kishin bërë asaj!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fshatari

        Shqiperia gjithmon ka qene monedhe per kusur. Pasi jane mbyllur marvheshjet, njera pale i thote tjeteres. Shqiperine? S'kaq nevoje, mbaje kusurin, dhe faleminderit per marveshjen . Kjo sepse Shqiperia ka fare pak vlere ne interesat e te medhenjte dhe Shqiptaret gjithmon nuk kane krijuar shqetesime duke kundershtuar vendimet e tyre. Ata gjithmon jane mbeshtetur tek te nje i madh apo nje tjeter qe apo ashtu e jep Shqiperine per kusur.

        Përgjigjjuni
        1. .
          ....e kush e deshte nje kombe qe mohoji fene....

          ....e te pareve ?. edhe kaq kemi shpetuar mire se meritonim shfarosjen si popull pa bythe si zalli i lumit.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje