Autoriteti i Dosjeve organizon aktivitetin "Mbrojtja në Pranga: Përkujtimi i avokatëve dhe shtypja e drejtësisë (1944–1966)"

14 Korrik 2026, 09:07Kulturë TEMA
Autoriteti i Dosjeve organizon aktivitetin "Mbrojtja në Pranga:

MBROJTJA NË PRANGA: Përkujtimi i avokatëve dhe shtypja e drejtësisë (1944–1966)

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Drejtësisë Penale, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), në bashkëpunim me Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë, organizon aktivitetin përkujtimor dhe ekspozitën dokumentare kushtuar përndjekjes së avokatëve gjatë regjimit komunist, përcjell autoriteti.

Përmes dokumenteve arkivore, dëshmive dhe historive të Erifili Bezhanit, Koço Dilos dhe Muzafer Pipës, si dhe të avokatëve të tjerë të përndjekur, aktiviteti sjell në vëmendje goditjen ndaj profesionit të lirë të avokatit, cenimin e së drejtës së mbrojtjes dhe përdorimin e represionit shtetëror për shtypjen e drejtësisë.

Kujtesa e këtyre historive nuk i përket vetëm së shkuarës. Ajo na ndihmon të kuptojmë vlerën e mbrojtjes së pavarur, të procesit të rregullt ligjor dhe të institucioneve që garantojnë të drejtat dhe liritë themelore.

17 Korrik 2026

Ora 10:00

AIDSSH, Njësia Administrative nr. 4, Rruga “Kongresi i Manastirit”, Garnizoni “Skënderbej”, Tiranë

Dokumente. Dëshmi. Kujtesë. Drejtësi për të vërtetën.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje