Simfonia e 9-të e Beethovenit ngjitet në skenën e TKOB

15 Korrik 2026, 15:06Kulturë TEMA
Simfonia e 9-të e Beethovenit ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, u ngjit në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, mbrëmjen e 14 korrikut.

Nën drejtimin e dirigjentit Facundo Agudin, me dirigjent kori Dritan Lumshin, publiku shqiptar pati mundësi të ndjekë një vepër monumentale që i dha botës himnin universal të vëllazërisë dhe shpresës.

Për herë të parë në skenë interpretuan Orkestra e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Orkestra e RTSH-së dhe solistët Eva Golemi, Vikena Kamenica, Amadi Lagha dhe Artur Vera.

Simfonia e 9-të e Beethoven-it vlerësohet një nga veprat më të mira të repertorit të gjithëve, edhe për mesazhin që ajo përcjell.

Finalja e kësaj simfonie konsiderohet si një nga momentet më të rëndësishme të muzikës, ku publiku përjetoi nga afër një nga kryeveprat e pavdekshme të repertorit simfonik. A.K./TemA

Lini një Përgjigje