Debati për transgjinorët/ Tërhiqet qeveria, terapia do të përfshijë konsultat me mjekët, ilaçet nuk do të rimbursohen

29 Maj 2026, 13:50Sociale TEMA
Debati për transgjinorët/ Tërhiqet qeveria, terapia do të

Në Shqipëri do të ofrohet për herë të parë terapi hormonale për personat transgjinorë në QSUT, sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë të datës 28 prill.

Sipas burimeve të raportuara, trajtimi do të përfshijë konsultime me mjekë specialistë dhe përcaktimin e terapive hormonale të personalizuara sipas moshës dhe gjendjes shëndetësore të pacientëve, me qëllim minimizimin e efekteve anësore.

Terapia do të ofrohet në rrjetin publik shëndetësor dhe do të mbulohet nga fondet publike, ndërsa në të ardhmen parashikohet edhe mundësia e përfshirjes së barnave në listën e rimbursueshme.

Protokolli përcakton kritere mjekësore, procedura klinike dhe monitorim të vazhdueshëm, ndërsa trajtimi mund të nisë nga mosha 16 vjeç, dhe në raste të veçanta edhe nga mosha 14 vjeç me vlerësim specialistësh dhe miratim familjar.

Para nisjes së terapisë, pacientët do t’i nënshtrohen vlerësimeve të plota mjekësore dhe psikosociale, si dhe do të nënshkruajnë dokumentin e pëlqimit të informuar për rreziqet dhe efektet afatgjata.

Autoritetet shëndetësore theksojnë se trajtimi kërkon monitorim të rregullt për shkak të rreziqeve të mundshme shëndetësore, ndërsa kjo nismë shihet si një hap i ri në aksesin e shërbimeve shëndetësore për komunitetin LGBTQI+ në vend.

2 Komente

  1. P
    Parruca

    Dmth qeveria nuk ka fonde mer ilaçe jetike, per kimioterapi p.sh, por ka fonde per tekat e disa njerezve me probleme mendore. Bravo qeveriu.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisti

      Eshte ps Rama. Po e ben gati terrenin per çunin e vet. Per Zahon. Ta kete te lehte tranzicionin

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje