Atentati në Elbasan, autori i veshur për Halloween, iu afruan fëmijë për të luajtur, por u zhduk në përrua

21 Korrik 2026, 19:20Kronika TEMA
Atentati në Elbasan, autori i veshur për Halloween, iu afruan

Tre persona mbetën të plagosur në Elbasan në një atentat me armë. Autori, megjithatë, nuk arriti të qëllonte mbi shënjestrën, por, i ndjekur nga një efektiv policie, la pistoletën me të cilën kreu sulmin. Pista kryesore e hetimit mësohet se është ajo e përplasjes mes grupimeve kriminale, nisur edhe nga zona ku u krye sulmi.

I veshur me xhup dhe i dyshuar se ishte maskuar me paruke, autori iu afrua verandës së një lokali në lagjen "Banesa" të Elbasanit, ku hapi zjarr me pistoletë.

Burime thanë se ai qëlloi shtatë herë. Të plagosur mbetën Renaldo Mançe, 31 vjeç, Armand Tomorrica, 32 vjeç, si dhe kamarieri i lokalit, 19-vjeçari Bjorgi Hoxha. Fatmirësisht, të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Por asnjëri prej tyre nuk ishte objektivi i atentatit. Burime policore i thanë A2 CNN se shënjestra e autorit ka qenë një tjetër person që ndodhej në lokalin ku ndodhi sulmi dhe që arriti t’u shpëtonte plumbave. Burime bëjnë me dije se shënjestër dyshohet se ka qenë nipi i një personazhi të njohur të botës së krimit në Elbasan.

Autori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por në ndjekje të tij u vu një oficer policie, i cili në atë moment ndodhej jashtë shërbimit dhe po qëndronte me dy fëmijët e tij. Edhe pse pa armën e shërbimit me vete, efektivi u vu në ndjekje të autorit, i cili, gjatë largimit, hodhi në tokë pistoletën. Arma është sekuestruar nga grupi hetimor dhe do të shërbejë për identifikimin e autorit.

Ngjarja ndodhi në lagjen "Banesa", një zonë e njohur në Elbasan si problematike, ndërsa dyshimet janë se bëhet fjalë për një përplasje mes grupeve kriminale. Policia po vijon hetimet për kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të motiveve të atentatit.

2 Komente

  1. D
    Degelisi

    "Halloween"??? Cfare eshte kjo fjale??

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gaz

      Fjale e re e gazetareve qe nuk dine gjuhen Shqipe!!!!Cdo gazete ( per mendimin tim) duhet te gjobitet nqs ne nje artikull perdor fjale ne gjuhe te huaj.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje