Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ.
Në vijim të procedurës së shpallur nga Gjykata e Lartë më datë 26.06.2026, për zgjedhjen e një gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë, 1 një gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të apelit dhe 1 një gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe pas përfundimit të procesit të verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore, bazuar në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si më poshtë:
▪️ Arbena Ahmeti – Gjykata e Lartë
▪️ Sandër Simoni – Gjykata e Lartë
▪️ Igerta Hysi – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
▪️ Fatri Islamaj – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
▪️ Matilda Llangozi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
▪️ Brunilda Kadi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
▪️ Manjola Xhaxho – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
Data e zhvillimit të Mbledhjes së Përgjithshme të Gjyqtarëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, 25 shtator 2026, ora 10.00.
Lini një Përgjigje