Festivali i denoncimeve shpëton vetëm socializmin

21 Korrik 2026, 18:47Blog Nga Ilir Yzeiri

Protesta që po vazhdon në sheshin para Kryeministrisë tani nuk mund të quhet më as manifestim, as revolucion, as kryengritje. Ajo ngjan me ato mbledhjet e zgjeruara të Frontit Demokratik Antifashist ku, ashtu si në filmat e kinostudios « Shqipëria e Re », çdo natë, bij të popullit, ngjiten në podium dhe shajnë e mallkojnë armikun e brendshëm e ndonjëherë edhe atë të jashtëm ; një protestues arriti deri aty sa tha që nuk ia kemi nevojën as Europës dhe as Amerikës. Një tjetër u ankua se këta armiqtë që kanë qeverisur në gjithë këta vjet shkatërruan fabrikat, uzinat e gjithçka ishte ndërtuar para se të vinte kapitalizmi shqiptar. Si për ta përmbyllur këtë paradigmë, një protestues tjetër i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë e të fusë në burg armiqte e shpallur nga populli antifashist. Debati i madh që nisi para disa kohësh për sulmin me « review » ndaj biznesit, siç vinin re shumë analistë, të kujtonte shprenësimin  e ish- kulakëve dhe tregtarëve të mëdhenj. Mirëpo paradoksi më i madh është se këtë narrativë e kanë bërë për vete një kategori që frymëzojnë protestuesit të cilët vijnë nga fusha e shoqërisë civile apo gazetarisë dhe që janë prej atyre familjeve të cilat, në të shkuarën, ose kanë qenë të lidhura me komunizmin, ose, në disa raste, kanë qenë të goditura nga reformat që ndërmorrën komunistët sapo erdhën në pushtet. Këta nuk janë kundërshtarë apo pinjollë të kundërshtarëve politikë të komunistëve, janë diku në mes. Në pjesën më të madhe të parët e tyre janë akuzuar prej komunistëve se ishin indiferentë ndaj Luftës Nacionalçlirimtare. Këta ngjajnë më shumë me ata personazhet e Dantes te Ferri që ai i linte në oborr, pra që nuk ishin të denjë as për t’ia kallur në Ferr, por as për t’i lënë jashtë. Është e çuditshme se si ripërsëriten në nënvetëdijen kolektive klishetë e mëdha dhe stereotipitë që janë përpunuar për një kohë të gjatë në socializëm dhe që shërbejnë si modele të gatshme për të kuptuar e shpjeguar botën. Vetëdija kolektive shqiptare u formësua nga narrativa 45-vjeçare e socializmit dhe nga fjalimet e Enver Hoxhës, nga teksti i madh i shkruar prej fitimtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare dhe që kishte në themel të zhvillimit të shoqërisë luftën. Sipas asaj narrative shoqëria zhvillohet përmes luftës dhe përmes asgjësimit të kundërshtarit. Ndaj edhe sot askush nuk e kupton se çfarë po ndodh në këtë vend. Shoqatat e ruajtjes dhe të mbrojtjes së natyrës apo ato të mbrojtjes së habitatit të shpendëve janë tretur dhe tani është bërë më e vështirë të kuptohet nëse protesta që nisi nga shqetësimi që ngritën ato për dëmtimin që po u bëhet zonave të mbrojtura, e zgjidhi apo nuk e zgjidhi atë problem. Unë do të kisha dashur që miqtë  të këtyre organizatave, që bëjnë një punë të shkëlqyer, si PPNEA dhe AOS, të distonacohen nga narrativa e prodhuar tani në fund dhe t’i dalin zot zemërmit qytetar të Flamengove. Zemërimi qytetar që nisi me metaforën e Zvërncit dhe që u rrëmbye nga inati politik i atyre subjekteve që duan të përfitojnë nga zhvillime të tilla, po e dëmton kauzën e natyrës. Shqipëria ka shumë probleme, demokracia dhe kapitalizmi shqiptar ka sjellë edhe mjaft padrejtësi e krim, po ashtu, por kjo protestë dhe ky zemërim qytetar duhet të respektojë autorët dhe ata që i hapën sytë shoqërisë mbi një sjellje jo ligjore të qeverisë ndaj zonave të mbrojtura. Nga një pikëpamje tjetër gjithçka që ndodh është e ligjshme dhe e drejtë. Pra edhe ata që protestojnë përditë edhe pse janë rrudhur, edhe ata kanë të drejtën e tyre që të denoncojnë e të marrin fjalën në shesh. Problemi është se si do të zgjidhet ky ngërç i krijuar atëherë kur të ketë dalë edhe qytetari i fundit që do të marrë fjalën në publik. Mirëpo, me qenë se protesta, për fat të keq është nën zgjedhën e klishesë dhe stereotipisë së narrativës socialiste që e shpjegonte zhvillimin me anë të luftës dhe të përmbysjes, dhe me qenë se protestuesit nuk zbritën nga mali me armë në dorë dhe të çlironin vendin nga pushtuesit e huaj e veglat e tyre, si ata që imitojne këta protestues, atëherë ata do të mbeten si personazhet që luajnë një film të njohur, pra do ta transferojnë përpjekjen e tyre nga realiteti në ligjërim. Ligjërimi apo gjuha janë gracka të rrezikshme për shoqëri të pazhvilluar si kjo e jona. Protestuesit mendojnë se duke deonocuar, duke mallkuar, duke nxjerrë arkivole në shesh apo duke bërë thirrje për kryengritje, e kanë realizuar qëllimin e tyre dhe madje shkojnë edhe më tej dhe tregojnë edhe si do ta bëjnë këtë përmbysje - duke e tërhequr zvarrë Edi Ramën. Për fat të keq, e gjithë kjo betejë zhvillohet në ligjërim dhe protesta nis dalngadalë e kthehet në një roman, pra në një trillim. Nëse pesha e narrativës socialiste nuk do të ishte aq e rëndë në nënvetëdijen e atyre që i dalin zot protestës, gjerat do të ishin më të thjeshta. Do të ishte krijuar një Lëvizjë me një grup drejtues, do të ishin regjistruar në Gjykatë si forcë politike dhe gjithë këto energji që i harxhojnë në shesh mund t’i kishin shpenzuar duke organizuar degët e kësaj Lëvizjeje në gjithë vendin, madje edhe në diasporë. Por kjo nuk bën pjesë në kulturën demokratike të shqiptarëve. Te ne udhëheqësi del nga lufta dhe jo nga paqja, nga përmbysja dhe jo nga dialogu.

 

10 Komente

  1. N
    Nroqi

    Me vjen sinqerisht shume keq qe disa si Yzeiraj dhe Fatos Tarifa u mashtruan nga masiviteti ne fillimet e protestave,kur ne fakt dukej qart se ishte skenar i Sali hales E kemi thene qe ne fillimet e protestave se do I dali boja shume shpejt.U vertetua

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vezhguesi F.

      Ky shkrim e redukton padrejtësisht një protestë të larmishme në disa deklarata të veçuara dhe e etiketon si "produkt të narrativës socialiste", pa analizuar shkaqet reale që kanë nxjerrë qytetarët në shesh. Çdo protestë demokratike ka zëra të ndryshëm dhe kjo nuk e zhbën kauzën e saj. Të kërkosh llogaridhënie për shkelje të ligjit, mbrojtjen e natyrës apo të mirës publike nuk është nostalgji për komunizmin, por një e drejtë themelore në një demokraci. Në vend që të diskreditohet protesta përmes analogjive historike, debati duhet të përqendrohet te problemet konkrete që e kanë shkaktuar atë.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pa emen

        te sherdhefsha thinjat

        Përgjigjjuni
      2. K
        Ketu eshte ber muti mullar,e ska bir kurve ta zgji

        Ky vend ka mare rrugen e mutit dhe kete popull budalla e hajdute,nuk ka per tu ber.... Te gjithe presin te kapin ndonje karrike e te vjedhin me these ne kurriz,e politiqenet vetem genjejne e mashtrojne... Eshte ber deti kos sa edhe wylafexhinjte jane turrur se mos ka ngele ndonje lek pef te vjedhur

        Përgjigjjuni
        1. L
          L

          Protesta e harbuteve,njerzve me te ndyre te shoqerise,njeri ma mut se tjetri.

          Përgjigjjuni
          1. c
            cgjkmbh

            O Nroqi, nuk eshte mashtruar por eshte nje berishit i kamufluar. Shikoni cfare thote ne fillim te shkrimit : "protesta ngjan me mbledhjet e zgjeruara te frontit demokratik ANTIFASHIT". Ky palo Yxeir nenkupton se qeveria ndaj te ciloit po protestojne ata pabuksa ne bulevard, qenka fashiste. kete gjuhe per qeverine nuk e ka perdorur as nongrata e guxon ta perdore ky qe han ne dy gaveta.

            Përgjigjjuni
            1. V
              V

              Atje ne rruge te rrin rrugect pordhtestues,halet e kombit dhe te Sali kriminelit,duan pushtet parazitet dhe hajdutet,se per pune te han mun.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lanabregsi

                Protesta me e cpifur dhe me e pakuptimt ne gjithe rruzullin tokesor,harbuteria kerkon pushtet me cdo kusht.Shikoni dy osmonet, Osmon Kreshnikun dhe Osmon Stafen, shikoni Dritan Goxhajn dhe Gert Prognin,shikoni ato shurrat hesterike gjyse lakuriq qe cirren,nuk ka ku i ze qeni.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pazarokracia vazhdon

                  JETOJME NE NJE KOHE KUR POLITIKANET NE PUSHTET DUAN ME SHUME PUSHTETIN SE JETEN! T'JU MERRET AJO QE ATYRE U KUSHTOKA ME LIRE, ATEHERE

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mallakastrioti !

                    @@ i Nderuar Ilir Yzeiri....nje gje i Nderuar "Replikoj" me ju..kur thoni qe Protesta u be nje "Romane"??Si lexues Romanesh.....qe jame..nuk do ta Pranoja kete Fjali,sepse Romanet te terheqin...si dhe nga Romanet Meson edhe Dicka..por...nga Ligjerimet e Protestueseve..Munde te shkurhen Titull Letrash Higjenike, duke treguar Cilesine e tyre......dhe kete "Leter Higjenike" nuk kane per ta Perdorur as edhe "Flamingot" e Nartes....................

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje