Nga Ardi Stefa
Së bashku me disa miq nga fusha e gjuhës shqipe, matematikës, sociologjisë dhe IT po ndërtojmë një platformë, e cila do të analizojë, me metoda serioze shkencore, vjedhjen intelektuale të maskuar pas Inteligjencës Artificiale.
Natyrisht edhe do t'i denoncojë.
Përmes analizave gjuhësore, teknikave të shkrimit, strukturës logjike, stilistikës, gramatikës dhe algoritmeve të specializuara, do të identifikohen tekstet e kopjuara, të ricikluara dhe të paraqitura si "krijime origjinale".
Punime shkencore, doktoratura, artikuj, ese, analiza dhe sidomos "analistë", që deri dje mezi shkruanin një analizë në vit, ndërsa sot prodhojnë nga dhjetë në ditë dhe "ekspertë" të të gjitha fushave do të kalojnë në sitën e verifikimit.
Gjuha nuk gënjen. Çdo autor ka gjurmën e vet, ritmin e vet, mënyrën e vet të arsyetimit. Kur dhjetë njerëz shkruajnë për të njëjtën temë me të njëjtën strukturë të ftohtë, të njëjtën logjikë, të njëjtët shembuj, madje edhe të njëjtat gabime; citojnë të njëjtët filozofë, shkrimtarë apo teoricienë, kanë të njëjtat argumente dhe nxjerrin të njëjtat përfundime, atëherë nuk kemi të bëjmë me talent kolektiv.
Kemi të bëjmë me kopjim.
Jemi koshientë që Inteligjenca Artificiale nuk është armiku ynë. Ajo është një mjet ndihmës shumë i domosdoshëm dhe efikas, si kompjuteri, biblioteka apo interneti.
Armiku i vërtetë është mashtrimi.
Armiku është ai që e paraqet si të vetën atë që nuk e ka krijuar, që ndërton autoritet mbi punën e dikujt ose të diçkaje tjetër dhe kërkon duartrokitje për një meritë që nuk i përket.
Shoqëria nuk mund e as duhet të normalizojë këtë fenomen. Nëse sot tolerojmë vjedhjen e mendimit, atëherë kemi pranuar edhe vjedhjen e meritës, të dijes dhe së vërtetës.
Dhe nuk kemi më të bëjmë çështje teknologjie, por morali dhe integriteti.
Ka ardhur koha që të mos fshihemi më pas gishtit e të prodhojmë vjedhës apo pranojmë vjedhjen si pjesë të përditshmërisë sonë.
As duhet të pranojmë që autorësia të matet me emrin në fund apo fillim të shkrimit, por me aftësinë për të provuar se mendimi është vërtet yni.
Sepse ka tekste ku e vetmja gjë origjinale është emri dhe mbiemri i "autorit".
Për të gjitha të tjerat, le të flasin faktet.
Ne, shumë shpejt, do provojmë gjithçka themi...
PO MIRË. PO ATO DOKTORATURAT PLAGJIATURË QË JANË BËRË PA INTELIGJENCË ARTIFICIALE? PSE, TANI DOLI PROBLEMI I PALAGJIATURËS? VËRTETONI NJËHERË DOKTORATURAT E MINISTRAVE, PEDAGOGËVE, PASTAJ SHKONI TE AI. ______________________________________ https://www.google.com/url?sa=t
?! Ti kuptove çfarë lexove? Apo duhet të komentosh edhe ti...
Plagjiatura ka patur ngahera...Psh:Ne kohen e merhumit kush kish studjuar jashte e binte ca libra,e garantuar qe coc do kopjonte ne menyre te moderuar.Ata qe dinin gjuhe te huaja,cfare shikonin e degjonin do e perdoornin ndonje paragraf...Ne demokraci e sidomos me internetin u be plagjatura me te zgjedhur,ndersa tani me AI plasi sheshit...saqe dhe deputetet kur kane laptop para lexojne catin...si ajo deputetja qe lexoi Republike Popullore...Per te qeshur...Mendoj se pervec atyre qe i shfrytezojne plagjiaturat per tituj e grada,per te perfituar financiarisht,per te mashtruar etj duhen akuzuar per vjedhje.Ndonje analist, poet,tregimtar ,etj (ne thonjeza) le te kopjojne sepse nuk kane dhe ndonje vlere pasi tregu i vlereson.Me qelloi se fundi te degjoj ca kenge ne nje gjihe tjeter me tekst,muzik e interpretim te admirueshem.qe skish bir nene ti dallonte qe ishin krijuar me Ai,dalloheshin vec nga autoret...Te tilla erdhen kohet,bashke me te reja kane dhe viruset e tyre
Vjedhia eshte vjedhie ,ne cdo forme qe behet.Vetem "Qvqriajone Demokratike" e shfuqizoj kete percaktim.Te gjithe vjedhesit e denuar ne "diktature" u quajten te denuar te ndergjegjes.Degjoj disa "politikane" qe kane doktorature pa punuar asnje dite ne profesionin ku kane bere studimin "shkencor".Kjo eshte "SHKENCE" qe e njohim vetem ne se bota padrejtesisht nuk na e njeh.