Në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, ministrja Mirela Kumbaro së bashku me drejtues të Universitetit Bujqësor të Tiranës, zhvilluan një mision studimor në Universitetin BOKU në Vjenë, institucion i njohur për bashkëpunimin e tij të suksesshëm me Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Gjatë vizitës u zhvilluan takime me Rektoren e Universitetit të BOKU, Eva Schulev-Steindl, drejtues të universitetit dhe përfaqësues të arsimit të lartë austriak, të fokusuara në forcimin e partneritetit mes dy universiteteve, si edhe në shkëmbimin e eksperiencave mbi reformimin e arsimit të lartë dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve.
Pala austriake ndau eksperiencën e saj në modernizimin e sistemit universitar, profilizimin e institucioneve dhe rritjen e standardeve të cilësisë, në një moment kur Shqipëria ka nisur procesin e rishikimit të ligjit të arsimit të lartë.
“Në një moment kur kemi nisur punën për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë në Shqipëri, eksperienca austriake mbetet një referencë shumë e vlefshme për objektivat tona drejt profilizimit të universiteteve, ndërkombëtarizimit, rritjes së cilësisë dhe njëjtësimit me praktikat më të mira europiane, në kushtet e procesit të integrimit në Bashkimin Europian”, u shpreh Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro.
Bashkëpunimi mes Universitetit BOKU dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës u vlerësua si një model konkret partneriteti europian, që krijon më shumë mundësi për studentët, pedagogët dhe kërkimin shkencor, duke afruar më tej universitetet shqiptare me praktikat më të mira të Bashkimit Europian.
Kumbaro pati takim në Vjenë edhe me Eva-Maria Holzleitner, Ministre e Grave dhe Kërkimit Shkencor, me të cilën diskutoi mbi shkëmbimin e eksperiencave në fushën e arsimit të lartë, standardeve europiane dhe reformave universitare, si edhe me drejtues të sektorit të arsimit të lartë austriak.
O zoje,mire beni qe i binjakezoni me Universitet tona me ato te njohurat,por fillimisht studentet te mbarojne te mesmen njehere,sepse me "politikat" dhe "strategjite" e "medha" arsimore e keni shkaterruar ne themel arsimin 9-vjecar e te mesem me lloj-lloj kurikulash idiote,ku mesuesit merren me formalizma, statistika,tableta,etj etj,dhe edukimi e mesimi i nxenesve jane ne plan te dyte e te trete.Per te mos folur per militantizmin e drejtuesve ne shkollat e mesme e ato 9 vjecare,ku me perjashtim te teseres se militanti te partise nuk i ligj asgje me arsimin.Boll dolet ne ekrane duke u krehur e duke shitur dengla,Arsimi duhet te shpallet emergjence kombetare. Po nxjerrim nga bankat e shkolles femije te pa edukate qytetare, pa qytetari, injorant klasi,degjojini komunikimet ndermjet tyre, te vjen te ulerasesh, nuk dallohet fjalori i vajzave nga ai i djemeve, fjalor rrugaceror.Natyrisht qe nuk eshte vetem faji i shkolles,por edhe i familjes,prinderve te cilet ju kan dale femijet jashte kontrollit.Ju rrofshin celularet e tabletat.Kete te beje ministrja e qeveria,te shpalle arsmimin EMERGJENCE KOMBETARE.Ndryshe po rrisim nje brez injorantesh,dembelash,kontigjente te krimit,pasojat e te cilit do ti vuaje vendi dhe brazat e ardhshem!
Binjakëzim universitetesh, po. Por jo binjakëzim hajdutesh. Çdo ajo "pi.keza e vockel" aty. A nuk eshte ne burg Kumbaro!