Nga Korça në Oxford dhe Forbes, historia e shqiptares që po sfidon sëmundjet e trurit dhe zemrës

27 Maj 2026, 19:10Sociale TEMA
Nga Korça në Oxford dhe Forbes, historia e shqiptares që po

Në një intervistë frymëzuese në ‘Ftesë në 5’, Xhoela Bame ndau rrugëtimin e saj nga Korça në kopertinën e Forbes si pjesë e listës prestigjioze ‘Forbes 30 Under 30 Europe 2026’ për kërkimet e saj mbi rigjenerimin e trurit dhe zemrës.Studiuesja shqiptare që punon në një prej universiteteve më prestigjioze në botë, Universiteti i Oxfordit, foli për pasionin ndaj shkencës dhe mënyrën sesi trupi i njeriut funksionon si një “mekanizëm” kompleks, ku çdo qelizë jep sinjale të rëndësishme për shëndetin tonë.

Ajo tregoi se kërkimet e saj fokusohen tek sëmundjet degjenerative dhe mënyrat se si shkenca mund të ndihmojë në rigjenerimin e qelizave të dëmtuara, duke hapur rrugë të reja për trajtime në të ardhmen.

Por përtej laboratorëve dhe kërkimeve shkencore, Xhoela ndau edhe shqetësimin për ndikimin që jeta moderne dhe stresi digjital kanë tek shëndeti mendor, sidomos tek të rinjtë. Ajo theksoi se ritmi i shpejtë i jetës online po ndikon gjithnjë e më shumë në mirëqenien emocionale dhe psikologjike të njerëzve.

Top Channel

1 Komente

  1. N
    Nje i Moshuar

    Po’ mese e vertete : Ndikon jeta moderne dhe Stresi DIXHITAL , tek shendeti mendor dhe i zemres sidomos tek te rinjte ? Po kesaj si do tja besh , jane shume faktore pertej shkences qe influencojne ? Une do ti quaja semundjet e shekullit qe si behet dermani “ kohen moderne “ Vajzes Xhoela do ti thoja SUKSESE dhe vullnet te arije ato studime qe ka nisur , ashtu si mjeket e pare me Tuberkolozin , pasi beri kerdine u gjet STREPTMICINA qe sheroj dhe parandaloj ? Cdo kohe ka semundjet e veta me vonese por gjithecka arihet me pune !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje