Gjeneral Major Ferdinand Dimo ka marrë zyrtarisht drejtimin e Akademisë së Forcave të Armatosura (AFA), pas dorëzimit të komandës nga Gjeneral Brigade Bardhyl Nuredinaj.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast mori pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes z. Ermal Nufi; Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji; gjeneralë, oficerë, pedagogë, studentë dhe të ftuar të tjerë.
Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar dhe leximit të urdhrave përkatës, Gjeneral Brigade Bardhyl Nuredinaj vlerësoi bashkëpunimin gjatë drejtimit të Akademisë, ndërsa Gjeneral Major Ferdinand Dimo shprehu angazhimin për të vijuar modernizimin dhe forcimin e institucionit në përputhje me standardet e NATO-s. Një nga momentet simbolike të ceremonisë ishte dorëzimi i flamurit të komandës, që shënoi zyrtarisht kalimin e drejtimit të Akademisë së Forcave të Armatosura.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri Ermal Nufi vlerësoi kontributin e Gjeneral Brigade Bardhyl Nuredinaj në drejtimin e Akademisë, duke theksuar zhvillimet e rëndësishme të institucionit në konsolidimin akademik, forcimin e kërkimit shkencor dhe avancimin e projekteve infrastrukturore.
“Akreditimi i Akademisë vitin e kaluar përbën një arritje të rëndësishme institucionale, duke dëshmuar seriozitetin, standardet dhe cilësinë e punës së bërë nga stafi akademik dhe drejtuesit e këtij institucioni. Po aq domethënës është edhe progresi i bërë për kampusin e ri të Akademisë, i cili do të mikpresë studentët vitin e ardhshëm akademik, një investim strategjik për të ardhmen e arsimit ushtarak dhe për standardet që synojmë të arrijmë si vend anëtar i NATO” – theksoi ministri Nufi.
Duke uruar Gjeneral Major Ferdinand Dimon për detyrën e re, Ministri Nufi theksoi se Akademia e Forcave të Armatosura ka një rol kyç në formimin profesional të oficerëve, zhvillimin e mendimit strategjik, kulturës së sigurisë dhe kapaciteteve të lidershipit për Forcat e Armatosura.
“Akademia e Forcave të Armatosura duhet të jetë qendra ku formohen oficerët e së nesërmes, oficerë të aftë për të komanduar, për të menduar në mënyrë strategjike dhe për t’u përballur me sfidat komplekse të sigurisë moderne, sikurse duhet të konsolidohet sistematikisht si qendër e rëndësishme edhe e kërkimit shkencor në vend. Ne jemi mëse të vendosur që mos të ndalim në asnjë moment ritmin për modernizimin e sistemit të arsimit ushtarak. Në bashkëpunim të ngushtë edhe me Ministrinë e Arsimit dhe partnerët tanë euroatlantikë, do të çojmë përpara vizionin e ndërtimit të një sistemi ushtarak cilësor, konkurrues dhe plotësisht të ndërveprueshëm me standardet e NATO-s dhe të Bashkimit Europian”, nënvizoi Ministri i Mbrojtjes.
Ai garantoi mbështetjen e plotë të Ministrisë së Mbrojtjes për vijimin e reformave dhe modernizimin e sistemit të arsimit ushtarak, për të rritur kapacitetet profesionale të Forcave tona të Armatosura.
Ore ca jane gjithe keta gjenerale ne Shqiperi. Po ne nuk kemi ushtri o njerez, por vetem nje apo dy kompani me ushtare te paguar, qe ne rast lufte nuk mbrojne dot nje vije fronti as 5 km. Kaq gjenerale sa permendni ju nuk ka pasur as ushtria e kuqe e stalinit.
Një marrëzi pordhësh, zhvatje, rrënimi dhe tradhëtie, që nuk të çon askund si ushtri, veçse në asgjesimin e Shqipërisë. Kjo lloj ushtrie që kemi në 35 vjet, është dëshmia që sundohemi nga tradhëtarë të shitur tek greku dhe serbi. Megjithë patriotizmin dhe ndershmërinë e ushtarakëve shqiptarë, fatkeqsisht kjo nuk është ushtri e republikës së Shqipërisë, por çetë esadiste dhe spiromiliste, në dorën e tradhëtarve
Oficeret shqiptare duhet te brumosen me dijeni dhe karakter te forte ne Shkollen Ushtarake "Skenderbej"
Në se doni një bërthamë për ushtarak dhe drejtues të të arthmes së ushtrisë së Shqipërisë mos kini frikë se ju quajnë nostalgjik por kthehuni me një vizion më pro perndimor tek shkolla ushtarake Skënderbej . E kuptoj që shumë ithëtarë të Saliut dhe ata që nuk kanë haber nga kjo fushë dot më quajnë nostalgjik . Po e pranoj që si ish ushtarak i një kariere të gjatë në ushtri dhe kalimi në të gjitha nivelet e shkollave ushtarake dhe të drejtimit të rep ushtarake e njohë mirë se çfarë kulture edukate dhe niveli profesional jep ajo shkollë si bazë për të ngritur nivelin e kuadrove në drejtim të strukturave të ushtrisë . Përsëri ndonjë do të thotë po për çfarë ushtrie flitet sot more komentues nostalgjik kur ne nuk kemi një ushti të tipit klasik dhe e aftë për të mbrojtur vëndin ?!! Po ne e kemi katandisur në këtë derexhe ushtirnë thjeshtë në një misionare nëpër vëndet anëtare të NATO-spor kjo nuk do të thotë që kjo situatë do të vazhdojë në jetë në dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Shikoni se çfarë kërkon të korigjojëEvropa që e kishte mbështetur mbrojtjen e kontinenti tek Amerika. Tani që SHBA janë kthyer në vitet e para të pas luftës së dytë botërore si në diplomaci ,në strategjinë ushtarake dhe në politikën gjeostategjike duke kërkuar domene ,neo koloni ,ekspansion ekonomik ,politik e ushtarak dhe që Trampi ju ktheu krahët vëndet e evropiane u zgjuan nga gjumi von por shumë von dhe të detyruar duan ti forcojnë mbrojtjen e saj . Mirëpo një degë industrie mund ta kthesh në tre deri në pesë vjet nga prodhim bullonash në prodhim makinash Por që të kthesh industrin e vëndit për prodhime ushtarake nuk duhen tre apo pesë vjet por mbi dhjetë vjetë .Pastaj të mos flasim për fondet që duhen për mbrojtjen sepse ato janë në shkallën më të lartë që mendjetona nuk e imagjinojnë lehtësisht sepse ato fonde jan gjigante astronomike.Por më e rëndësishmja është faktori kohë që duhet për ta vënë mbrojtjen në atë shkallë që të përballojë sulmet e mundëshme nga ushttri të super fuqive .Po në se Evropa që ne synojmë të hyjmë po ndryshon strategji për mnrojtjen po ne si do të qëndrojmë apo do të fshihemi pas gaxhoit dhe të mendojmë se ne kemi Amerikën. ? Pra edhe ne duhet të gjykojmë dhe mendojmë se për 35 vjet bëmë eksperimente me mbrojtjen dhe ashtu ishin situatat sepse mbrojtja kolektive nga Struktura gjigante NATO nuk kishte pësusr çarje Amerika nuk kish ndryshuat strategji dhe politikat e mbrojtjes superhfuqitë dhe fuqitë ushtarake e ekonomike nuk kishin nxjerrë dhëmbët për të kafshuar kush ti dilte përpara kishte 50 60 vjet që në kryee të shtetit Amerikan nuk kish ardhë ndonjë president me defiçiencë mendor që brenda 1.5 vjet e futi Amerikën në luftë dhe po e çon drejtë një koflikti botërorPak por pak ta peshosh këtë situatë mëndja e politikanëve parlamentit Presidentit dhe qeverisë Shqipëtare duhet të vihet në lëvizje dhe të mendojë për focimin dhe rritjen e stukturave të mbrojtjes . E midis këtyre masave duhen përgatitur dhe kuadrot e ardhshëm . Se po pritëm vetëm nga gjëndja shpirtërore Trampit kjo nuk do të shkojë shumë gjatë por deri atëherë ne si shtet dhe ushtri do të na kenë rënë fare poturet dhe do të ngelemi cullak Ndoshta ky është një mendim profan nga politikat globale mirëpo një fshat që duket muk do kallauz .Kështu se i rishikojmë Politikat e mbrojtjes në radhë të parë për tju përgjigjur ksaj situate që po na imponohet nuk është keq.Hyrja në Evropë duhet të na gjejë edhe me një ushtri edhe pse e vogël por e aftë për të përballuar situata emergjente që mundet të na imponohen A është e mundëshme një kalim ylberinqë ti japim mbrojtjes më tepër mundësi dhe të bëjmë një kapërxim drastik të politikave të mbrojtjes ??Me pak përkushtim patriotizëm dhe atdhedashuri dhe më me shumë kujdes duhen krijuar fonde për rritjen e kapacitetit të mbrojtjes .Pastaj mirë le të mbajmë mëndjen si ariu për gorrica në vjeshtë që ne jemi aleat të Trampit se nuk i dihet çfarë ndoth me mëndjen e Trampit sot e ka nesër e lë në mesë të rrugës . Ne duhet të vettë veprojmë e të bëjmë çka mundet të bëjmë me mundësitë tona