Sporti në shkolla, shahu shtohet në programin kombëtar, mbi 650 nxënës pjesë e kampionatit

24 Maj 2026, 14:25Sociale TEMA
Sporti në shkolla, shahu shtohet në programin kombëtar, mbi 650

Shahu i’u shtua këtë vit Programit Kombëtar “Sporti në Shkollë” dhe hapat e parë janë tejet inkurajues, për nga interesi e talenti i nxënësve. Lajmin e konfirmon kryeministri Edi Rama, i cili ndau në rrjete sociale pamje nga atmosfera e finales së kampionatit kombëtar të kombëtar të edicionit të katërt të programit “Ekipe Sportive në Shkolla”, që këtë vit mblodhi mbi 10 mijë nxënës nga e gjithë vendi.


Ky event përbëu përfshirjen për herë të parë të shahut si disiplinë sportive në një kampionat kombëtar, ku garës iu bashkuan edhe 650 shahistë të vegjël.


Eventi vjen një vit pasi sporti i mendjes dhe durimit iu shtua programit shkollor të sportit me një vendim të qeverisë të publikuar me 23 korrik.

1 Komente

  1. M
    Munika

    Mire qe shqip nuk dine te shkruajne se alfabetin nuk e di mesues karavelloja,Po shahun kush do tja mesoje apo Rama vete apo ndoshta ministresha e arsimit... Neser do te degjojme qe Po mesojne gjuhen e nenes.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje