Maturantët në dilemë mes pasionit dhe tregut - Ekspertët: Të orientohen drejt programeve me mundësi punësimi

23 Maj 2026, 18:20Sociale TEMA
Maturantët në dilemë mes pasionit dhe tregut - Ekspertët:

Pak para përfundimit të gjimnazit, maturantët janë përballë zgjedhjes më të rëndësishme të tyre, atë të zgjedhjes së programit universitar që do shënojë rrugëtimin në të ardhmen.

“Nuk jam plotësisht e sigurt, por mendoj që jam më shumë te ekonomia. Ka shumë dilema, tregu i punës gjithashtu po zëvendesohen edhe nga inteligjenca artificiale”, tha maturantja, Laura Xherimeja.


“Nuk ka qenë e thjeshtë që ta bëj zgjedhjen, pikëpyetjet kanë qenë shumë të mëdha, por e kam vendosur te vazhdoj mjekësinë”, tha maturantja Lajza Hushi.


Mes zgjerimit të mundësive për të zgjedhur dhe ndryshimeve epokale që teknologjia solli, shtohen edhe dilemat.


“Duke qene se shumë nga profesionet që se shpejti mund të humbasin. Kjo i bën të jenë të frikësuar drejt zgjedhjes dhe të kene dilema”, tha koordinatorja e këshillimit të karrierës në gjimnazin “Ismail Qemali”, Jonida Varfi.


“Duhet të kenë parasysh sa kanë arritur të zbulojnë prirjen dhe talentin e zhvilluar që kanë dhe ta lidhin atë me një degë apo program studimi. Duhet të informohen shumë më mirë e shumë më saktë mbi degët dhe programet e studimit që lidhen me mundësi për hapësira pune”, shprehet eksperti i këshillimit të karrierës, Erion Muça.


Mes pasionit dhe logjikës, çfarë duhet të zgjedhin të rinjtë?

“Diferenca mes pasionit dhe një dege që të siguron të ardhura ështe shumë e thjeshtë. Nëse pasioni yt lidhet me një gjë që ti e do fort dhe ke plane konkrete. Nga ana tjetër degët e studimit që kanë më shumë të ardhura dhe mundësi punësimi zgjidhen në momentin që ti nuk ke pasion”, shton Muça.


“Prindërit tanë na kanë mësuar të zgjedhim me zemer, une rekomandoj zgjedhjen me mendje”, thekson Varfi.

Ekspertët e këshillimit të karrierës pohojnë se lidhja mes sistemit universitar dhe tregut të punës është ende sfidë, pasi përgatiten studentë teorikë, ndërsa gjithnjë e më shumë ka shtohen nevojat për profesionistë.

Lini një Përgjigje