Alarmi nga hipertensioni, mjekja: Në Shqipëri shifrat mbi mesataren globale

22 Maj 2026, 16:40Sociale TEMA
Alarmi nga hipertensioni, mjekja: Në Shqipëri shifrat mbi mesataren

Thuajse 1 në 2 të rritur në Shqipëri vuan nga hipertensioni. Mjekët japin alarmin se në vendin tonë shifrat janë mbi mesataren globale, ndërsa shtojnë se vetëm 11% e të sëmurëve marrin mjekimin e duhur.

“47% është prevalenca e hipertensionit në Shqipëri, shumë mbi mesataren globale që varion në 34% dhe më problem është që vetëm 11% ose e thënë në shifra 1 në 10 persona mjekohen sic duhet për hipertensionin”, tha Eneida Hoxha Mjeke Interne, në QSUNT.

I konsideruar si vrasësi i heshtuar pasi shpesh ai nuk jep shenja, hipertensioni i pa mjekuar dhe trajtuar si duhet mund të çojë në dëmtimin e disa organeve.

“Hipertensioni sot është një problem mbarëkombëtar me një peshë të rëndësishme tek shëndeti publik, dëmton zemrën duke dhënë insuficencë dhe infarkt miokardi, dëmton trurin duke dhënë ishemira, dëmton veshkën duke dhënë sëmundje renale kronike dhe dëmton sytë dhe enët e mëdha të gjakut duke mos e ndjerë në shenja pacientët shpesh e nënvlerësojnë”, u shpreh Eneida Hoxha

Mjekët thonë se në disa raste hipertensioni është i trashëguar, por në shumë  të tjera ai po haset tek moshat e reja dhe shkak është mënyra e jetesës.

“Sot ka ndryshuar shumë stili i jetesës, njerëzit bëjnë jetë sedentare, ushqehen keq, sasia e kripës është e madhe, duhani, konsumimi i alkoolit, të gjitha këto ndikojnë tek hipertensioni”, theksoi ajo. 

Por çfarë këshillohet për të mbajtur hipertensionin në normat 12 me 8 që për mjekët konsiderohet vlera ideale.

“Duke shtuar aktivitetin fizik, duke ulur sasinë e kripës, duke ngrënë shëndetshëm. Këto janë masat paraprake që të gjithë duhet të marrin nëse vuajnë nga hipertensioni”, tha mjekja.

Mjekët këshillojnë kontrolle periodike në moshat aktive për të kapur në kohë dhe tjatuar si duhet hipertensionin, në mënyrë që të parandalohen demtimet e organeve të tjera.

2 Komente

  1. M
    Mungese e ndergjegjesimit te Mjekeve ne pergjeths

    Njerezit ne shqiperi ne disa raste ! kane frike te shkojne tek Mjeku i lagjes apo ne ndonje pike tjeter Ambulant apo en ndonje Spital ! Fatekeqesi qe akoma ka njerez te pa ndergjegjshem dhe sorrollasin pacientet njerezit ne halle , duke mos i trajtuar sic duhet, vetem e vetem se kerkojne me menyra terthorazi bakshishe qe njerezit hallegji nuk kane mundesi per ti dhene...

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mungese e ndergjegjesimit te Mjekeve ne pergjeths

      Njerezit ne shqiperi ne disa raste ! kane frike te shkojne tek Mjeku i lagjes apo ne ndonje pike tjeter Ambulant apo en ndonje Spital ! Fatekeqesi qe akoma ka njerez te pa ndergjegjshem dhe sorrollasin pacientet njerezit ne halle , duke mos i trajtuar sic duhet, vetem e vetem se kerkojne me menyra terthorazi bakshishe qe njerezit hallegji nuk kane mundesi per ti dhene...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje