Elbasani dy ditë pa ujë të pijshëm, defekti në stacionin e pompave ndërpret furnizimin në disa zona

20 Maj 2026, 16:25Sociale TEMA
Elbasani dy ditë pa ujë të pijshëm, defekti në

Elbasani pa ujë të pijshëm prej dy ditësh. Një defekt në stacionin e pompave që furnizon qytetin me ujë ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit në disa zona të qytetit.

Sipas informacioneve nga UK Elbasan, defekti është i rëndë dhe ekipet teknike po punojnë për rikthimin e situatës në normalitet.

Autoritetet bëjnë me dije se punimet do të vijojnë deri në orën 19:00 të ditës së sotme, ndërsa deri atëherë qyteti do të vijojë të jetë pa ujë të pijshëm.

Banorët janë përballur me vështirësi për shkak të mungesës së furnizimit, ndërsa pritet që pas përfundimit të ndërhyrjes teknike të rifillojë shpërndarja normale e ujit.

1 Komente

  1. M
    Mjero Merhumi

    Te shohim nese elbasonllinjte do te durojne 1 jave pa uje si vlonjatet apo jo. Mbase mund t'ia dalin edhe me shume...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje