Në prag të sezonit veror, kur qytetet bregdetare përballen me fluks të lartë turistësh dhe rritje të aktiviteteve tregtare, autoritetet kërkojnë shtim të kontrolleve dhe më shumë prezencë në terren.Për këtë qëllim, Kryeinspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvilloi në Vlorë një mbledhje me drejtuesit dhe operatorët e inspektoriateve rajonale, ku u diskutuan problematikat kryesore dhe koordinimi i institucioneve përqëndruan në sektorë si shëndetësia, siguria ushqimore, territori dhe mjedisi
“Të jeni të sigurtë që çdo subjekt sot në Republikën e Shqipërisë do t’i nënshtrohet çdo kontrolli dhe kategorizimi që do të thotë është i pamundur dhe tolerance është zero për arsye sepse kërkohet pra nga kapitulli i 12-të i negociatave të Bashkimit Europian”, tha Sula.
Kryeinspektori foli edhe për ndryshimet në strukturën e inspektoriateve, ku përfshihet krijimi i një strukture të posaçme dhe bashkimi i IKMT me IMT. Ai theksoi gjithashtu se qytetarët do të kenë më shumë mundësi për të denoncuar shkeljet përmes portalit online dhe linjës telefonike të dedikuar.
“Që të gjithë të jetë një strukturë kompakte, unike pikërisht për të bërë të mundur lëvizjen në terren dhe monitorimin në terren në çdo çaste”, u shpreh Sula.
Kryeinspektori pranoi se ndërtimet pa leje mbeten një problem i vazhdueshëm për zonat bregdetare, duke përmendur edhe rastet e evidentuara në Sarandë, ndërsa paralajmëroi kontrolle më të forta gjatë gjithë sezonit veror.
Plako, shko te aeroporti se thone qe eshte zhytyr edhe ai si objektet ne Durres
Bravoooo
Zoti kryeinspektor ushtro kontroll personalisht kur problemi I ndertimeve pa leje, sidomos kur prona eshte per kompesim. Inspektoret tuaj bashkepunojne me shkelesit e ligjit. Edhe komisionet e kthimit te pronave ne qarte nuk punojne ne perputhje me ligjin. Kjo eshte me e theksuar ne veri te vendit, per shkak te njohjeve midis tyre. Nuk mund te hiqet prona nga kompesimi pa mare miratimin e pronarit. Prona eshte e shenjte. Secili te shkoje ne pronen e vet. Keto conflikte behen shkas per perdorimin e dunes e me tej. Prandaj punonjesit e shtetit, policia nuk duhet te behet pale me shkelesit e ligjit. Pergjegjesia e juaj kryeinspektor eshte e madhe ne mbrojtje te prones se qytetareve.
Te lumte Sulo, bere levizjen e jetes, ato qe fiton me Ramen per 6 muaj nuk do i fitoje me Brishen as per 100 vjet.
Pula peqinit thote jam gjel, dhe kakaris ne maj te plehut per disa dite, se I bien pendet me vone....Pevec rames nuk kakaris njeri ne ate kope pulash....se jane lakuriq me pende te rena...